Presidenti i Këshillit të Evropës mesazh përpara vizitës në Tiranë: Tani është koha për të dhënë rezultate, angazhimi ynë është real

BRUKSEL,31 maj 2026/Albania Express News/Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, pritet të vizitojë gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor në prag të Samitit BE-Ballkani Perëndimor, e për këtë ka reaguar në “X”.

Costa, përpara vizitës në Tiranë më 2 qershor, shkroi se tani është koha për të dhënë rezultate.
“Këtë javë, do të vizitoj gjashtë partnerët tanë të Ballkanit Perëndimor. Vizita ime në rajon dërgon një sinjal të qartë: angazhimi ynë ndaj Ballkanit Perëndimor është real; dhe kështu është edhe mundësia e zgjerimit. Momenti është aty. Tani është koha për të dhënë rezultate”, thuhet në postimin e tij.

 

Vizita do të nisë më 1 qershor në Sarajevë, e më pas do të vizitojë Tiranën, ku pritet të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe presidentin Bajram Begaj.
Më 3 qershor, presidenti i Këshillit Evropian do të qëndrojë në Prishtinë, ndërsa më 4 qershor në Beograd dhe turi zyrtar do të mbyllet në mal të Zi.
Më 5 qershor, Presidenti i Këshillit Evropian do të drejtojë Samitin BE-Ballkani Perëndimor, së bashku me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME