Të shtëna me armë zjarri në Laprakë, plagosen dy persona – detajet e para

TIRANË, 8 shtator 2026 /Albania Express News/ – Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e kësaj të marte në zonën e Laprakës, në Tiranë.

Nga të dhënat paraprake, mësohet se dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave. Njëri prej tyre dyshohet se ka marrë plagë në këmbë.

Të plagosurit janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital, ndërsa burime paraprake bëjnë me dije se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të incidentit, identifikimin e autorit apo autorëve dhe motivin e ngjarjes.

Hetimet vijojnë, ndërsa priten të dhëna të tjera zyrtare lidhur me ngjarjen.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Marjana Koçeku largohet nga grupi i PS-së, ndryshon vendin në Kuvend dhe ulet pas deputetëve të PD-së

TIRANË, 8 shtator 2026 /Albania Express News/ – Pas...

Dokumentacionet e pronësisë në Palasë, Kadastra nis nga nesër kontrollin derë më derë

TIRANË, 08 shtator 2026 /Albania Express News/- Agjencia Shtetërore...

Përplasje dhe shoqërime gjatë protestës jashtë Parlamentit, në pranga edhe Adriatik Lapaj

TIRANË, 08 shtator 2026 /Albania Express News/ – Nisja...

Protestuesit bllokojnë rrugët në kryeqytet, policia tenton t’i largojë, shoqërohen disa tubues

TIRANË, 08 shtator 2026 /Albania Express News/ – Tensionet...