Përshkallëzon protesta para Parlamentit, protestuesit godasin me vezë dhe shishe makinën e deputetes së PS

TIRANË, 8 shtator 2026 /Albania Express News/ – Protesta e zhvilluar jashtë ambienteve të Parlamentit ka përshkallëzuar pas përfundimit të seancës plenare.

Në momentin e daljes nga Kuvendi, makina e deputetes së Partisë Socialiste, Ilva Gjuzi, është goditur nga disa protestues me vezë dhe shishe uji.

Situata është tensionuar më tej, pasi një prej protestuesve ka goditur automjetin edhe me shkelma, duke i dëmtuar dhe thyer pasqyrën.

Ngjarja ka ndodhur në një moment tensioni mes protestuesve dhe forcave të rendit, ndërsa vijojnë reagimet dhe përplasjet jashtë ambienteve të Parlamentit.

Dëmtimi i automjetit dhe incidenti ndaj deputetes pritet të jenë objekt i verifikimeve nga autoritetet.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Protesta e përshkallëzuar përpara Ministrisë së Arsimit, studentët përplasen me policinë. Reagon edhe BE

TIRANË, 14 tetor 2026 /Albania Express News/-Sot mbahet dita...

Tensionet në Rrugën e Durrësit, protestuesit sulmojnë një bankë

TIRANË, 14 tetor 2026 /Albania Express News/-Vijojnë tensionet në...