Marjana Koçeku largohet nga grupi i PS-së, ndryshon vendin në Kuvend dhe ulet pas deputetëve të PD-së

TIRANË, 8 shtator 2026 /Albania Express News/ – Pas largimit nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, deputetja Marjana Koçeku ka ndryshuar edhe vendin e saj në sallën e Kuvendit.

Koçeku është ulur në një pjesë të sallës larg deputetëve të mazhorancës, konkretisht pas deputetëve të Partisë Demokratike.

Sipas raportimit të gazetarit Muhamed Veliu, deputetja Koçeku ndodhet një rresht përpara deputetit Redi Muçi.

Ndryshimi i vendosjes së saj në sallën e Kuvendit vjen pas vendimit për t’u larguar nga grupi parlamentar i PS-së, duke shënuar një tjetër zhvillim në nisje të sesionit të ri parlamentar.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Shqipëria dhe Azerbajxhani, nxitje të bashkëpunimit mes operatorëve turistikë të dy vendeve

TIRANË, 23 tetor 2026 /Albania Express News/-Drejtoresha e Përgjithshme...

Debutim pozitiv për Glen Dajën, AF Elbasani ndal kryesuesit e Teutës në “Niko Dovana”

DURRËS , 23 tetor 2026 /Albania Express News/-AF Elbasani...