TIRANË, 08 shtator 2026 /Albania Express News/- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas tensioneve dhe përplasjeve të shënuara gjatë protestës së zhvilluar sot përpara Kuvendit.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Berisha ka dënuar atë që e cilëson si dhunë dhe përdorim force ndaj protestuesve, duke akuzuar Policinë e Shtetit për sjellje brutale ndaj qytetarëve.
“Dënoj me forcën më të madhe dhunën dhe brutalitetin çnjerëzor të narkopolicisë së Padrinos ndaj protestuesve paqësorë! Turp! Krim!”, shkruan Berisha.
Protesta jashtë ambienteve të Kuvendit u shoqërua me tensione të forta mes protestuesve dhe forcave të policisë. Gjatë përplasjeve u raportua edhe për shoqërimin e disa protestuesve, mes tyre kreu i Lëvizjes Bashkë, Adriatik Lapaj.
Tensionet u shënuan në një kohë kur në Kuvend po zhvillohej seanca e parë plenare e sesionit të ri parlamentar.

