Elbasan/ Pritje ndryshe për nxënësit e klasave të IX-ta, shkolla “Abdyl Paralloi” largon stresin e provimit me mesazhe motivuese

ELBASAN ,19 qershor 2026/Albania Express News /Një atmosferë krejt e veçantë ka shoqëruar mëngjesin e sotëm në shkollën 9-vjeçare Shkolla “Abdyl Paralloi”, ku nxënësit e klasave të IX-ta iu nënshtruan provimit të parë zyrtar, atij të Gjuhës Shqipe.

Ndryshe nga pritja tradicionale, stafi pedagogjik kishte menduar një mënyrë origjinale për të ulur emocionet dhe stresin e nxënësve. Në ambientet e shkollës u organizua një panair i vogël motivues, ku nuk munguan mesazhet inkurajuese, fjalët e mira dhe urimet për sukses.

Nisma u prit me entuziazëm nga nxënësit, të cilët para hyrjes në provim u përballën me një atmosferë pozitive dhe mbështetëse. Mesazhet e afishuara synonin t’u kujtonin atyre se besimi në vetvete, përkushtimi dhe qetësia janë çelësat e rezultateve të mira.

Ky gjest i veçantë dëshmoi edhe një herë se shkolla nuk është vetëm vendi ku zhvillohen mësimet dhe provimet, por edhe një mjedis që kujdeset për mirëqenien emocionale të nxënësve në momentet më të rëndësishme të rrugëtimit të tyre arsimor.

Me buzëqeshje, emocione dhe shumë optimizëm, maturantët e vegjël të klasave të IX-ta nisën sfidën e tyre të parë zyrtare, ndërsa urimi i përbashkët i mësuesve dhe prindërve mbetet i njëjtë: suksese dhe rezultate sa më të shkëlqyera!

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Masa të forta sigurie për lirimin e Ilir Selmanajt nga IEVP Peqin, kalon në “arrest shtëpie”

PEQIN ,19 qershor 2026/Albania Express News/Janë marrë masa të...

Tragjedi në Lezhë! Mbyten dy fëmijë në plazhin e Tales

LEZHË ,19 qershor 2026/Albania Express News/Një ngjarje e rëndë...