Zbulohet se çfarë do të diskutojë Rama të shtunën me Grupin Parlamentar, fokusi informim për investimin në Zvërnec dhe Sazan

TIRANË ,19 qershor 2026/Albania Express News /Kryeministri Edi Rama pritet paraditen e së shtunës të drejtojë mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ku do të marrin pjesë edhe ministrat.

Mediat kanë zbuluar agjendën e kësaj mbledhjeje, të cilën do ta nisë kreu i Grupit, Taulant Balla, vijuar nga fjala e Kryeministrit Edi Rama.
Si pikë e parë në agjendë është informimi mbi konkluzionet e Konferencës së 8-të Ndërqeveritare, Shqipëri-BE dhe ecurinë e negociatave të anëtarësimit.

Deputetët socialist do të kenë në dispozicion secili nga 2 minuta kohë për të drejtuar pyetje.
Në dokumentin e agjendës, si pikë e dytë renditet informimi mbi Paketën e Ligjeve që lidhen me procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
Pika e tretë e agjendës, e cila mund të konsiderohet si më e rëndësishmja, ka të bëjë me informimin mbi procedurat e ndjekura deri më tani për investimin në Zvërnec dhe interesin e shprehur për zhvillimin turistik në ishullin e Sazanit.
Sakaq, Arbjan Mazniku, bashkëkryetar i Komisionit të Reformës Administrative, parashikohet në agjendë të informojë kolegët e Grupit socialist mbi ecurinë e deritanishme të reformës territoriale.
Kryetari i Grupit, Taulant Balla, parashikohet të bëjë një informim të zgjeruar mbi detyrat e lëna nga mbledhja e shkuar e të njëjtit format, përfshirë performancën e anëtarëve të Grupit parlamentar.
Si pikë e fundit e kësaj mbledhjeje parashikohet një fjalë e kryetarit të PS-së, Edi Rama dhe kryetarit të Grupit Parlamentar, Taulant Balla.
Vlen për t’u parë nëse në fjalën e tij, Edi Rama do të ndalet edhe në zhvillimet më të fundit që lidhen me deputeten Martjana Koçeku, apo do të ketë ndonjë koment mbi deklarimet e Elisa Spiropalit për protestën, të shprehura përmes një statusi të gjatë në Facebook 10 ditë më parë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Banorët e Kryezjarrit bllokojnë hyrjen e nënstacionit elektrik: “Rruga të rikthehet siç ishte, jo vetëm të arnohet”

ELBASAN ,19 qershor 2026/Albania Express News/Tensionet mes banorëve të...

Protesta si pasqyrë e demokracisë shqiptare

TIRANË ,19 qershor 2026/Albania Express News/Protesta që është duke...