Zjarr masiv në një magazinë me bar të thatë në Shtërmen të Cërrikut, mobilizohen zjarrfikësit e katër bashkive për shuarjen e flakëve

CËRRIK , 16 nëntor 2026/Albania Express News/-Një vatër e fuqishme zjarri ka përfshirë mbrëmjen e sotme një objekt blegtoral në fshatin Shtërmen, në Njësinë Administrative Gostimë, Bashkia Cërrik.

Intensiteti i flakëve ka bërë të nevojshëm mobilizimin e forcave zjarrfikëse nga Cërriku, Elbasani, Gramshi dhe Belshi, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e zjarrit.

Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, deri në këto momente nuk raportohen persona të lënduar apo dëme në gjënë e gjallë.

Operacioni vijon, ndërsa forcat në terren po përpiqen të vënë nën kontroll situatën dhe të shmangin përhapjen e flakëve në zonat përreth.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Elbasani në ritmin e hendbollit, kurorëzohen kampionët e U13

Pallati i Sportit “Tomorr Sinani” në Elbasan priti finalet...

Kreu i prezencës së OSBE-së në Shqipëri takohet me Gjiknurin dhe Bylykbashin, thirrje për përshpejtimin e Reformës Zgjedhore

TIRANË , 16 nëntor 2026/Albania Express News/-Kryetari i Prezencës...

Aksident i rëndë në Elbasan, plagoset një këmbësor, dyshohet se u përplas nga një automjet

ELBASAN , 16 nëntor 2026/Albania Express News/-Një aksident rrugor...