Kreu i prezencës së OSBE-së në Shqipëri takohet me Gjiknurin dhe Bylykbashin, thirrje për përshpejtimin e Reformës Zgjedhore

TIRANË , 16 nëntor 2026/Albania Express News/-Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Michel Tarran, ka kërkuar përparim në Reformën Zgjedhore, në prag të zgjedhjeve vendore të 9 majit 2027.

Tarran është takuar me bashkëkryetarët e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknurin dhe Oerd Bylykbashin, me të cilët ka diskutuar hapat që duhet të ndërmerren për vijimin e procesit.
Në fokus të takimit ka qenë zbatimi i rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it, ndërsa ambasadori ka vënë theksin te rëndësia e arritjes së rezultateve përpara përfundimit të mandatit të Komisionit, më 30 nëntor.

Sipas OSBE-së, përmbushja e këtyre rekomandimeve duhet të bëhet në kohën e duhur, përmes një procesi gjithëpërfshirës dhe ndërpartiak. Ambasadori Tarran ka theksuar se përparimi në reformën zgjedhore është thelbësor për rritjen e besimit të publikut te proceset zgjedhore.
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka rikonfirmuar angazhimin për të mbështetur dialogun politik konstruktiv dhe një proces gjithëpërfshirës të reformës zgjedhore, në prag të zgjedhjeve vendore të vitit 2027.
Ndërkohë nesër do të tentohet sërish një mbledhje e Komisionit të Reformës, ku do të shihet nëse do të ketë një dakordësi mes palëve./Tch

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Aksident i rëndë në Elbasan, plagoset një këmbësor, dyshohet se u përplas nga një automjet

ELBASAN , 16 nëntor 2026/Albania Express News/-Një aksident rrugor...

Shqipëria ngjitet në B, Italia jashtë çerekfinaleve! Liga e Kombeve hyn në fazën vendimtare

TIRANË , 16 nëntor 2026/Albania Express News/-Kryeministri Rama do...

Shqipëria ngjitet në B, Italia jashtë çerekfinaleve! Liga e Kombeve hyn në fazën vendimtare

TIRANË , 16 nëntor 2026/Albania Express News/-Kuqezinjtë sigurojnë vendin...