ITALI ,24 qershor 2026/Albania Express News/-Villa Certosa, rezidenca luksoze e ish-kryeministrit italian Silvio Berlusconi në Sardenjë, është shitur për 350 milionë euro te familja mbretërore e Katarit, dinastia Al Thani.
Sipas mediave italiane, mes tyre La Nuova Sardegna dhe Corriere della Sera, negociatat kishin hyrë në fazën përfundimtare javët e fundit. Fillimisht, prona ishte nxjerrë në shitje me një vlerë prej 500 milionë eurosh, ndërsa interes për blerjen kishin shfaqur investitorë nga Lindja e Mesme dhe grupe të mëdha hotelerie luksoze.


