Rrebeshe shiu dhe shkarkesa elektrike edhe sot në Qarkun e Elbasanit, vijon moti i paqëndrueshëm pas situatës problematike të një dite më parë në Librazhd

ELBASAN ,24 qershor 2026/-Albania Express News/Pas situatës së vështirë të krijuar një ditë më parë në territorin e Bashkisë së Librazhdit, ku reshjet intensive shkaktuan përmbytje , bllokime rrugësh dhe probleme në qarkullim, moti i paqëndrueshëm ka vijuar edhe gjatë mesditës së sotme në të gjithë Qarkun e Elbasanit.

Prej tre ditësh me radhë, pothuajse të shtatë bashkitë e qarkut janë përfshirë çdo pasdite nga rrebeshe shiu të shoqëruara me stuhi dhe shkarkesa të forta elektrike. Reshjet kanë qenë të herëpashershme, por në disa zona kanë marrë intensitet të lartë, duke krijuar vështirësi në lëvizje dhe shqetësime për banorët.

Pasditen e sotme, shiu i rrëmbyer ka përfshirë qytetin e Elbasanit dhe zonat përreth, ndërsa në disa segmente rrugore është raportuar ulje e dukshmërisë dhe vështirësi në qarkullimin e automjeteve. Problematike është paraqitur situata përgjatë aksit rrugor Elbasan–Peqin, ku reshjet e dendura kanë detyruar drejtuesit e mjeteve të ulin shpejtësinë dhe të tregojnë kujdes të shtuar.

Policia Rrugore u ka bërë thirrje shoferëve të respektojnë rregullat e qarkullimit, të mbajnë distancën e sigurisë dhe të shmangin manovrat e rrezikshme, pasi lagështia në rrugë dhe reshjet intensive rrisin rrezikun e aksidenteve.

Ndërkohë, autoritetet lokale vijojnë të monitorojnë situatën, veçanërisht në zonat që një ditë më parë u prekën nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e materialeve inerte. Në Librazhd, ku stuhia e djeshme shkaktoi probleme të shumta në infrastrukturë dhe bllokime të përkohshme në disa akse rrugore, strukturat e emergjencave civile mbeten në gatishmëri për çdo zhvillim të mundshëm.

Sipas parashikimeve meteorologjike, moti pritet të mbetet i paqëndrueshëm edhe në orët dhe ditët në vijim, me mundësi për reshje lokale shiu dhe stuhi të izoluara në zonat malore dhe kodrinore të qarkut.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Alida Lula, një nga gazetaret më të njohura shqiptare në një rrëfim ekskluziv për jetën dhe karrierën e ndërtuar me pasion e sakrificë ...

INTERVISTOI FATMIR POPJA Rubrika "Gratë që Frymëzojnë "! TIRANË ,24 qershor...

RCC dhe OSBE kërkojnë bashkëpunim më të ngushtë për sigurinë në Ballkan

VJENË ,24 qershor 2026/Albania Express News/ – Forcimi i...

Vila ikonike e Berlusconit shitet për 350 milionë euro, familja mbretërore e Katarit zgjeron investimet në Itali

ITALI ,24 qershor 2026/Albania Express News/-Villa Certosa, rezidenca luksoze...