TIRANË,26 maj 2026/Albania Express News/Erion Braçe ka kujtuar me anë të një postimi në Facebook 26 majin e vitit 1996, një ditë që deputeti socialist e cilësoi si një masakër elektorale.
Erion Braçe shton se këtë ditë mund ta harrojnë udhëheqësit socialistë, por jo socialistët, duke kujtuar se çfarë ndodhi 30 vite më parë, ku ai, bashkë me socialistët e Beratit, “u lanë me gjak” në rrugët e qytetit.
“Sot është 26 maj. Jemi 30 vite më pas. Sa herë kam folur në një datë si kjo, në një ditë si kjo, i jam referuar 26 majit të 1996. Në atë ditë kishte zgjedhje, dhunë, një masakër elektorale. Në atë ditë socialistët e Beratit, mes tyre edhe unë, u lanë me gjak në rrugët e Beratit, në qendra votimi, kudo, kudo. Në përjashtim të Poliçanit dhe Skraparit, ku dhuna nuk mbërriti, por masakra elektorale ndikoi edhe atje”, shprehet Braçe.
Shkrimi i plotë:
UDHEHEQESIT SOCIALISTE HARROJNE, SOCIALISTET JO!
Per te gjithe ata qe ne 26 Maj nuk kishin lindur, padija eshte e mirekuptuar. Por secili duhet te kuptoje se qendresa e burrave e grave te 26 Majit, ndryshoi rrjedhen e historise ne kete vend, pershpejtoi rrezimin e nje regjimi KRIMINAL qe po vidhte dhe vriste. Per te gjithe ata qe ne 26 Maj ishin te mitur, pane prinderit e tyre te masakroheshin pasi ju kishin marre gjithcka, perfshi punen dhe sot drejtojne, harresa eshte e pafalshme. Por secili prej tyre duhet te kuptoje qe historia e Partise Socialiste nuk nis me ta. Per gjithe te tjeret qe e dine ceshte 26 Maji, e kane jetuar, kane mesuar per te por nuk e kane provuar, harresa nuk eshte politike. Secili prej tyre duhet te kuptoj se eshte gjaku i socialisteve, popullit te majte te masakruar ne 26 Maj ne mes; gjaku nuk eshte uje, nuk behet uje, nuk shuhet me uje, nuk falet!
SOT, UNE BEJ 30 VITE I ZGJEDHUR, ME VOTE TE SOCIALISTEVE, TE MAJTEVE, TE NJEREZVE QE KANE BESUAR NE NENTE PALE ZGJEDHJE!
Kam kerkuar disa here ne 30 vite procesverbalet e zgjedhjeve te 26 Majit; me ne fund i gjeta; Une u zgjodha per here te pare ne keto zgjedhje, keto proces verbale hartuar pas dhunes barbare e masakres elektorale e deshmojne.
Jane te gjithe njesoj-tregojne se kane votuar 95, 96 deri ne 100% te listes se votuesve; jane te korrigjuar dhe deshmojne masakren dhe pas masakren; dy kohe, ne te paren une isha humbes, ne te dyten isha fitues-groteske por me gjak.
Nga Qershori i 1997tes, ne 2001, 2005, 2009, 2013, 2017, 2021, 2025, tete here rresht une jam paraqitur ne zgjedhje, jam zgjedhur me vote te socialisteve, te majteve e njerezve qe kane besuar; kam qendruar e jam munduar te bej punen, me peshkushtim e besnikeri ndaj ketyre njerezve ne Polican, BERAT, Kucove, Ure, Divjake, Lushnje FIER; kete pu bej edhe ne TIRANE; JAM ENDE NE BORXH ME SECILIN VOTUES, SOCIALIST E JO VETEM, KESHTU DO JETE GJITHE JETEN!
Nuk ka pune e rezultat i arritur permes punes, qe vjen ne balance me nderin me te madh ne jete, TE QENIT I ZGJEDHUR, NE PUNE PREJ ATYRE NJEREZVE!
Pafund krenar qe 30 vite me pas, nuk me dine thjesht deputet te BERATIT, por NGA BERATI;
Sic nga DIVJAKA, Krutja, Allkaj, Bubullima, Kolonja, TANI NGA 5sa E TIRANES, TIRANA VETE!

