TIRANË , 15 nëntor 2026/Albania Express News/-Edhe këtë të diel protestuesit janë mbledhur para Kryeministrisë, në ditën e 169-të të tubimit.
Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit, duke e cilësuar largimin e tij si kusht të panegociueshëm.
Ata kundërshtojnë ofertat e qeverisë për dialog dhe vijojnë të kërkojnë ndryshimin e situatës politike në vend.
Tubimi i sotëm vjen një ditë pas protestës kombëtare të së shtunës, e cila nisi para Ministrisë së Arsimit dhe vijoi me marshim në disa nga akset kryesore të Tiranës, përfshirë Zogun e Zi dhe zonën e 21 Dhjetorit.
Gjatë marshimit u regjistruan incidente dhe dëmtime të tabelave reklamuese, ndërsa policia shtoi praninë e saj pranë institucioneve shtetërore.

