BUDAPEST / HUNGARI , 15 nëntor 2026/Albania Express News/-Shqipëria e mbyll në avantazh 1-0 pjesën e parë të sfidës ndaj Bjellorusisë, e vlefshme për Ligën e Kombeve, falë golit të Rey Manajt në minutën e 28-të.
Kuqezinjtë e drejtuar nga Rolando Maran kanë zhvilluar një 45-minutësh pozitiv, duke kontrolluar lojën, krijuar raste të shumta dhe treguar epërsi në fushë. Megjithatë, përtej avantazhit, Kombëtarja mund të kishte shkuar në pushimin mes dy pjesëve me një diferencë më të thellë.
Manaj vendos ekuilibrat, Shqipëria pranë golit edhe më herët
Rastet për Shqipërinë nisën që në minutat e para. Në minutën e 3-të, pas një gabimi të portierit bjellorus në ekzekutimin e një goditjeje këndi, Laçi pati një mundësi të artë, por goditja e tij u ndal mbi vijën fatale nga mbrojtja kundërshtare.
Në minutën e 18-të, ishte Kristjan Asllani që provoi nga distanca, por topi u përplas në traversë.
Këmbëngulja kuqezi u shpërblye në minutën e 28-të. Rey Manaj përfitoi nga momenti i duhur dhe dërgoi topin në rrjetë, duke kaluar Shqipërinë në avantazh 1-0.
Me këtë realizim, Manaj regjistron golin e tij të 15-të me fanellën e Kombëtares, duke u bërë golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e saj, me vetëm tre gola më pak se Erion Bogdani.
Edhe një rast i humbur në fund të pjesës së parë
Në minutën e 41-të, Bjellorusia provoi të reagojë me Shumansky, por goditja e tij nga jashtë zonës kaloi pranë portës së Etrit Berishës.
Ndërkohë, në minutën e 44-t, Hoxha shpërdoroi një tjetër mundësi të shkëlqyer, pasi pas pasimit të Pilës u gjend shumë pranë portës, por nuk arriti të godiste saktë.
Pavarësisht epërsisë së Shqipërisë, Bjellorusia pati edhe një moment të rrezikshëm në minutën e 12-të, kur një goditje pranë portës u devijua nga Berisha dhe përfundoi në shtyllë.
45’ – Mbyllet pjesa e parë: Bjellorusi 0-1 Shqipëri.
Kuqezinjtë kanë bërë pjesën e tyre më të madhe të punës, por 45 minutat e mbetura kërkojnë përqendrim maksimal. Shqipëria duhet të menaxhojë avantazhin dhe të shfrytëzojë hapësirat për të siguruar një fitore me rëndësi në mbyllje të grupit C1 të Ligës së Kombeve.
Rezultati në pushim: Bjellorusi 0-1 Shqipëri.
⚽ Rey Manaj 28’

