Gjykata Kushtetuese sot mbylli shqyrtimin gjyqësor për “Diellën”, trupa gjykuese tërhiqet për vendim

TIRANË,26 maj 2026/Albania Express News/Trupa gjykuese e Kushtetueses është tërhequr për vendimin, që pritet të jepet në në një datë që do të caktohet në vijim.

Më herët një e pesta e deputetëve të PD janë ankuar në Kushtetuese duke insistuar se presidenti Begaj, në shkelje të kushtetutës, ka dekretuar një ministër që nuk i përmbush cilësitë që duhet të ketë një i tillë.

Ndaj, deputetët demokratë kërkojnë shfuqizimin e nenit 2, të Dekretit “Për emërimin e Kryeministrit”, nr. 331, datë 12.09.2025, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Shfuqizimin e nenit 1, pika 1, fjalia e dytë, të Dekretit “Për emërimin e Këshillit të Ministrave”, nr. 333, datë 15.09.2025, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME