TIRANË,26 maj 2026/Albania Express News/Zhdukja e ish-bosit të lojërave të fatit, Ervis Matinaj vijon të jetë e pazbardhur nga autoritetet e vendit tonë. Teksa po bëhet 4 vite nga momenti kur ai u pa për herë të fundit, institucionet ligjzbatuese ende nuk e kanë konfirmuar se çfarë ka ndodhur me biznesmenin.
Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar në Top Channel, se Ervis Martinaj është vrarë dhe dihet se kush është ekzekutori i tij. Madje ai tha se vrasësi ka marrë 500 mijë euro për punën që ka kryer.
Sipas gazetarit, llogaria që bëri gabim Ervis Martinaj ishte që nuk e kontrolloi dot pushtetin që bëri. Ndërsa më tej ai tha se policia duhet të japë prova që ka.
Hoxha: Çfarë provash ka deri tani? Ne sot e dimë kush është edhe ekzekutori. Dimë edhe shuma që u vendos për t’u vrarë. Nëse themi që ai që ka bërë vrasjen ka marrë 500 mijë, ai që e ka bërë mendon se ne nuk e dimë kush është? Ervis Martinaj nuk ishte një njeri që fshihej. Kishte qejf lokalet e natës, të shoqërohej me artistë, me politikanë, me njerëz të medias, me vajza të ekranit. Një njeri me këtë lloj horizonti dhe me kaq pushtet që mori…
Llogaria që bëri gabim Ervis Martinaj ishte që nuk e kontrolloi dot pushtetin që bëri. Do të kërkoja minimalisht që policia e shtetit të japë aq prova sa ka, pa prishur hetimin të thotë: ‘Ervis Martinaj, nga kaq informacion që kemi, nuk jeton’. Babai i Martinajt vjen dhe pyet për fatin e djalit të vetë. Këto informacione të japin, jo për luanin.

