U gjet i dekompozuar në Ibë, identifikohet trupi i Eglant Koçit. Dyshohet se u vra me plumb pas koke nga shoku i tij

TIRANË ,19 qershor 2026/Albania Express News/Zbardhen detaje të reja në lidhje me zhdukjen misterioze të Eglant Koçit, i cili dyshohet se u ekzekutua nga shoku i tij, shtetasi Armand Shakaj.

Sipas informacioneve të siguruara nga gazetarja e Top News, Kleida Muka, Shakaj e qëlloi me plumb pas koke Eglant Koçin, para se ta hidhte trupin e tij në një humnerë pranë fshatit Cerrujë.
Trupi i 34-vjeçarit u gjet në proces dekompozimi, pas dy javësh kërkime nga forcat e policisë, të ndihmuar edhe nga forcat e sigurisë së Kosovës si edhe me dronë.

Familjarët e kanë identifikuar identifikuar në morgun e Tiranës dhe kanë hapur dyert e mortit.
Sakaq, autori i dyshuar Armand Shakaj mbetet në arrati.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Banorët e Kryezjarrit bllokojnë hyrjen e nënstacionit elektrik: “Rruga të rikthehet siç ishte, jo vetëm të arnohet”

ELBASAN ,19 qershor 2026/Albania Express News/Tensionet mes banorëve të...

Protesta si pasqyrë e demokracisë shqiptare

TIRANË ,19 qershor 2026/Albania Express News/Protesta që është duke...

Banorët e Kryezjarrit protestojnë pranë nënstacionit të ri elektrik , “OST na shkatërroi rrugët dhe nuk mbajti premtimin”

ELBASAN ,19 qershor 2026/Albania Express News/Një grup banorësh të...