KAMËZ ,8 qershor 2026/Albania Express News/Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Kamëz, ku një person ka humbur jetën.
I plagosuri është paraqitur në Spitalin e Traumës në Tiranë, aty ku nuk mundi t’i mbijetonte dot plagëve të marra.
Policia ka nisur menjëherë punën për zbardhjen e ngjarjes dhe arrestimin e autorit.

