“Më argëton kreativiteti i memeve”, Rama reagon për pankartat e përdorura në protestën për Zvërnecin: U përcjell përgëzime e falenderime autorëve

TIRANË , 8 qershor 2026/Albania Express News/Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me pankartat e përdorura në protestën për Zvërnecin.

Rama shkruan, krahas fotove, se e argëton kreativiteti i memeve të përdorura në protestë.
“RROFTË MEMEMANIA🫵 Që të merremi vesh se mos krijohet bindja e gabuar që mua s’më pëlqen asgjë nga ky revolucioni imagjinar i flamingove😍 Aq sa më ngjallin keqardhje me përzierje rropullish fjalimet krra-krra-krra, aq më argëton kreativiteti i memeve, për të cilat sinqerisht u përcjell përgëzime e falenderime autorëve, ndërkohë që më vjen keq vërtetë, që disa të preferuara të tjera nuk i postoj këtu dot se janë shumë të nxehta dhe kot melazëm na krijohen keqkuptime të reja, a thua s’na mjaftojnë këto që kemi për rreziqet imagjinare nga një projekt që do transformojë më tej Shqipërinë”, shkruan Rama krahas fotove.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Rama nga Miçigani për vendimin e Hagës: “Varrosje për së gjalli, populli i Kosovës nuk e gjen veten në atë vendim”

SHBA/TIRANË, 21 shtator 2026 /Albania Express News/- Kryeministri Edi...

Vijon në ditën e 114-të protesta para Kryeministrisë

TIRANË ,21 shtator 2026 /Albania Express News/-Qytetarët u mblodhën...