Spektakël i Kombëtares U16, kuqezinjtë mposhtin Bullgarinë me “poker” golash plus një

TIRANË ,8 qershor 2026/Albania Express News/Kombëtarja shqiptare U16 ka regjistruar një fitore bindëse në ndeshjen e dytë miqësore ndaj Bullgarisë, duke triumfuar me rezultatin e thellë 5-0 në takimin e zhvilluar në “Shtëpinë e Futbollit”.

Të rinjtë kuqezi dominuan sfidën nga minuta e parë deri në fund, duke treguar cilësi, organizim dhe efikasitet para portës kundërshtare. Golat e fitores u realizuan nga Sina, Como, Perlala, Xhemali dhe Zhara, të cilët vulosën suksesin e merituar të skuadrës shqiptare.

Kjo fitore e thellë konfirmon paraqitjet pozitive të Kombëtares U16 dhe punën e vazhdueshme për zhvillimin e talenteve të rinj, të cilët po japin sinjale premtuese për të ardhmen e futbollit shqiptar.

Me këtë sukses ndaj Bullgarisë, kuqezinjtë e vegjël mbyllin në mënyrë mjaft pozitive ciklin e ndeshjeve miqësore, duke lënë përshtypje të mira me lojën dhe rezultatet e arritura.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Dita e 12-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me pankarta në duar: Nuk i ke larë hesapet me studentët

TIRANË ,11 qershor 2026/Albania Express News/Protesta e qytetarëve ka...

Handball/ Mbërrijnë në Shqipëri bazat materiale të projektit “Master Plan 360”

Në kuadër të projektit “Master Plan 360”, të mbështetur...

Analiza/ Lorenc Vangjeli: Non Grata e hequr, komplimente qytetarit Berisha, kujtesë për politikanët

Nga Lorenc Vangjeli TIRANË ,11 qershor 2026/Albania Express News/“Unë erdha!...