Të paktën 12 të plagosur nga të shtënat me armë në një festival në Ohajo, dy autorë në kërkim

SHBA,7 qershor 2026/Albania Express News/Të paktën 12 persona mbetën të plagosur, mes tyre dy në gjendje të rëndë, pas një incidenti me armë zjarri gjatë festivalit vjetor Old West End në Toledo.

Autoritetet amerikane dyshojnë se dy persona të armatosur po shkëmbenin zjarr mes turmës, ndërsa deri tani nuk është arrestuar asnjë i dyshuar.
Ngjarja ndodhi pasditen e së shtunës gjatë festivalit që organizohet çdo vit në lagjen historike Old West End. Pamjet e publikuara nga mediat amerikane tregojnë momentet e panikut, me dhjetëra pjesëmarrës që vrapojnë për t’u strehuar pasi dëgjohen të shtënat.

Zëvendësshefi i Policisë së Toledos, Joe Heffernan, deklaroi se hetimet paraprake tregojnë se dy persona mund të kenë qëlluar ndaj njëri-tjetrit.

“Duket se kishte dy persona që po qëllonin, ndoshta ndaj njëri-tjetrit. Asnjëri prej tyre nuk është në paraburgim”, tha ai gjatë një konference për shtyp.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Nga marrja në pyetje te qentë antieksplozivë, prapaskenat e tmerrit që po ndodh në aeroportet e SHBA-së

SHBA ,10 qershor 2026/Albania Express News/Orët e fundit të...

Edi Rama: Shumë shpejt, tjetër investim i madh mes Kavajës dhe Durrësit

TIRANË, 10 qershor 2026 /Albania Express News/ Kryetari i...

Shkatërrohet grupi shqiptar i trafikut të drogës dhe armëve në Athinë, arrestohen tetë persona

GREQI ,10 qershor 2026/Albania Express News/Një operacion për shpërbërjen...