Kaos në aeroport pak para ndeshjeve/ SHBA merr vendimin drastik ndaj heroit iraken që shkroi historinë pas 40 vitesh

SHBA,7 qershor 2026/Albania Express News/Sulmuesi i ekipit kombëtar të Irakut, Aymen Hussein, është ndaluar dhe është marrë në pyetje për gati shtatë orë në aeroportin “O’Hare” të Çikagos.

Ngjarja ka ndodhur të shtunën në mëngjes, sapo skuadra ka mbërritur në territorin amerikan, siç bën të ditur një zyrtar sportiv irakian për mediat ndërkombëtare.
Gjatë kohës që mbahej i izoluar nga autoritetet, yllit të sulmit irakian i është kontrolluar imtësisht edhe telefoni celular. Edhe pse Husseinit iu lejua përfundimisht hyrja në SHBA pas marrjes në pyetje, i njëjti fat nuk i u rezervua fotografit të ekipit, Talal Salah. Ky i fundit u mbajt i bllokuar për më shumë se 10 orë dhe, pas kontrolleve të ngjashme, iu refuzua zyrtarisht hyrja në Shtetet e Bashkuara, duke u dëbuar.

Deri më tani, as Federata Irakiane e Futbollit dhe as vetë futbollisti nuk kanë bërë ndonjë deklaratë të menjëhershme për mediat, ndërkohë që Shërbimi Amerikan i Emigracionit dhe Doganave (ICE) nuk iu përgjigj kërkesave për koment.
Hussein, 30 vjeç, është figura kyçe e repartit ofensiv të Irakut. Ishte pikërisht goli i tij ai që siguroi kualifikimin historik të Irakut në Kupën e Botës, duke shënuar rikthimin e këtij vendi në turneun më të madh planetar pas plot 40 vitesh mungesë. Iraku do të garojë në Grupin I të këtij Botërori, ku do të ketë përballë Francën, Senegalin dhe Norvegjinë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Në Milano janë të sigurt, kuqezinjtë zgjedhin trajnerin që u shpall kampion në Europë për sezonin e ardhshëm

MILANO -ITALI ,10 qershor 2026/Albania Express News/Milani duket se...

Librazhd : Masat për parandalimin e zjarreve, Kryebashkiaku Mariglen Disha mbledh strukturat vendore

LIBRAZHD ,10 qershor 2026/Albania Express News/Kryetari i Bashkisë së...

“Dita nis me këshillat e nënës” / Deputeti socialist ,Olsi Komici sjell një mesazh të thjeshtë, por plot vlera njerëzore

LIBRAZHD ,10 qershor 2026/Albania Express News/Deputeti socialist i Librazhdit,...