Po ktheheshin nga dasma, aksident i rëndë në Fier-Levan, tre të plagosur

FIER ,7 qershor 2026/Albania Express News/Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e të shtunës në aksin rrugor Fier-Levan, në vendin e quajtur “Kthesa e Liqenit”.

Dy automjete tip “Fiat” dhe “Audi” janë përplasur kokë më kokë me njëra-tjetrën dhe si pasojë e goditjes së fortë kanë mbetur të lënduar tre persona, një prej drejtuesve dhe dy pasagjerë, të cilët janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku po marrin ndihmën mjekësore.
Personat që udhëtonin me “Fiat” po ktheheshin nga një dasmë.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, që ka bllokuar trafikun për disa minuta në këtë aks.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Zjarret dhe temperaturat rekord ndezin alarmin, Banka Qendrore Europiane paralajmëron: Kriza klimatike kërcënon ekonominë globale

EUROPË ,01 gusht 2026/Albania Express News/-Kriza klimatike dhe dëmtimi...

“Stato Quotidiano”: Riviera Shqiptare jashtë sezonit: Një udhëtim ndryshe mes natyrës, historisë dhe qetësisë

TIRANË ,01 gusht 2026/Albania Express News/-Riviera Shqiptare nuk është...

Tërmeti më i fortë në 40 vite në Napoli/ Ndërtesa të shembura dhe 21 persona të plagosur, dy në gjendje të rëndë

BOTA ,01 gusht 2026/Albania Express News/-Një tërmet me magnitudë...

Reagimi urgjent, FIFA heq dorë nga ideja e Gianni Infantinos për shitjen e aksioneve të Kupës së Botës

BOTA ,01 gusht 2026/Albania Express News/-FIFA ka bërë një...