Po luante me shokët, futbollisti 15 vjeçar ndërron jetën pas arrestit kardiak

Një adoleshent 15-vjeçar ka ndërruar jetë pasi pësoi një goditje në zemër ndërsa po luante futboll me disa shokë të mërkurën e 24 dhjetorit në mbrëmje në Pordenone (në veri të Italisë).

Ngjarja ndodhi në një fushë periferike ku ai ishte duke luajtur me miqtë e tij dhe, sipas mediave, pas një përplasje të rastësishme me një lojtar tjetër, djali është goditur nga një arrest kardiak i menjëhershëm.

Shokët lajmëruan emergjencën dhe ekipet mjekësore kanë arritur shpejt në vendngjarje. Ai është intubuar dhe i është bërë rianimimi në vend që më pas të dërgohej me urgjencë në spitalin Santa Maria degli Angeli të Pordenones, ku ka ndërruar jetë pak më vonë.Adoleshenti, me origjinë të huaj, ishte i regjistruar prej disa vitesh në skuadrën e të rinjve të klubit ASD Torre dhe luante me ekipin Under-16.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Ndërpritet seanca për Ergys Agasin në GJKKO, avokatët kërkojnë kohë për t’u njohur me aktet. Ja kur pritet të rinisë

TIRANË , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Është ndërprerë seanca...

Zjarret në qarkun e Elbasanit / Mali i Dardhës në Librazhd dhe Mali i Qukësit në Prrenjas vijojnë nën monitorim

TIRANË , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Vatrat e zjarrit...

Dinamo “digjet” në fund, ekipi i Ilir Dajës mposhtet nga Pafos dhe i thotë lamtumirë ëndrrës europiane

TIRANË , 27 gusht 2026/Albania Express News/-Dinamo është eliminuar...