Evis Sala vlerësohet nga platforma ndërkombëtare, ministrja e Shëndetësisë mes 100 grave influencuese në onkologji

TIRANË , 27 gusht 2026/Albania Express News/-Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, është përfshirë në listën e “100 Gratë Influencuese në Onkologji 2026”, të publikuar nga platforma ndërkombëtare OncoDaily, e cila fokusohet në zhvillimet dhe figurat e rëndësishme në fushën e onkologjisë.

OncoDaily ka bërë publike 10 emrat e parë të listës për vitin 2026, ku mes tyre renditet edhe Evis Sala, duke e vlerësuar për angazhimin e saj në politikat shëndetësore dhe veçanërisht në fushën e trajtimit dhe parandalimit të kancerit në Shqipëri.

Sipas platformës, gjatë drejtimit të saj në Ministrinë e Shëndetësisë, onkologjia është vendosur në qendër të reformave kombëtare shëndetësore.

OncoDaily përmend gjithashtu zgjerimin e kapaciteteve rajonale për kimioterapinë dhe radioterapinë, rritjen e financimit për barnat kundër kancerit dhe forcimin e programeve të depistimit për kancerin e qafës së mitrës dhe parandalimin e HPV-së.

Në profilin e saj, OncoDaily evidenton edhe karrierën akademike dhe profesionale të Evis Salës.

“Ajo është profesore e Radiologjisë në Università Cattolica del Sacro Cuore në Romë dhe më herët ka drejtuar Departamentin e Imazherisë Diagnostike dhe Radioterapisë në Fondazione Policlinico Universitario Agostino Gemelli IRCCS”, shkruan platforma.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Sulm kibernetik në tre aeroporte angleze, vidhen të dhënat personale të 8.7 milionë pasagjerëve

LONDËR , 27 gusht 2026/Albania Express News/-Të dhënat personale...

LIVE PAFOS-DINAMO/ Gola dhe tension në Qipro, blutë e mbyllin në kontroll të plotë pjesën e parë

TIRANË , 27 gusht 2026/Albania Express News/-Dinamo po luan...

LIVE NGA OSLO / LILLESTRØM–EGNATIA/ Festë shqiptare në Norvegji, Egnatia mbyll pjesën e parë në avantazh

OSLO, NORVEGJI  , 27 gusht 2026/Albania Express News/-Egnatia po...