OSLO, NORVEGJI , 27 gusht 2026/Albania Express News/-Egnatia po zhvillon mbrëmjen e sotme një nga ndeshjet më të rëndësishme të historisë së saj europiane. Kampionët e Shqipërisë po përballen me Lillestrøm në sfidën e kthimit të finales së “play-off”-it, me objektivin për të siguruar një vend në fazën e grupeve të UEFA Europa League.
Pas 45 minutave të para, Egnatia kryeson 0-1, falë golit të shënuar nga Sota në minutën e 33-të.
Goli erdhi pas një goditjeje nga këndi, me Fernando që dha asistin dhe Sota që e dërgoi topin në rrjetë, duke ndezur festën e shqiptarëve të pranishëm në stadium.
Takimi i parë, i zhvilluar në Rrogozhinë, përfundoi në barazim pa gola, ndaj çdo rezultat pozitiv në Norvegji është vendimtar për skuadrën e Nevil Dedes.
REZULTATI LIVE
LILLESTRØM 0-1 EGNATIA
33’ Sota
NGJARJET KRYESORE
45’ Akordohen 1 minutë shtesë.
45’ Karton i verdhë për Gulbrandsen.
42’ Albanese fiton një top në mesfushën e Lillestrøm, por nuk arrin të godasë siç duhet në momentin e fundit.
39’ Provon edhe Gulbrandsen për vendasit, por goditja nuk gjen kuadratin.
38’ Nyheim tenton nga distanca, por topi përfundon jashtë.
33’ GOOOL! LILLESTRØM 0-1 EGNATIA. Sota kalon Egnatian në avantazh pas asistit të Fernandos nga goditja e këndit.
25’ Goditje nga distanca e Albaneses, por topi shkon jashtë. Sulmuesi i Egnatias kërkon edhe goditje këndi.
25’ Nyheim ndëshkohet me karton të verdhë.
20’ Smajli harkon drejt zonës së Lillestrøm, ku shfaqet rrezikshëm Egnatia.
14’ Elker provon nga distanca, por Dajsinani kontrollon pa vështirësi.
10’ Shkëndijat e para nga Lillestrøm. Aksioni mbyllet pa një tentativë të rrezikshme drejt portës.
7’ Kapiteni Gabrielsen largohet i dëmtuar. Në vendin e tij aktivizohet Kristiansen.
1’ Nis finalja e “play-off”-it në Norvegji.
FORMACIONET ZYRTARE
Lillestrøm: Dahlberg; Ranger, Gabrielsen, Moen Fos, Elker; Nyheim, Ibrahimaj, Kitolano; Paintsil, Gulbrandsen, Va.
Trajner: Hans Erik Ødegaard.
Egnatia: Dajsinani; Ndreca, Sota, Bitri, Smajli; Fernando, Aleksi, Loukili; Gruda, Albanese, Adjesa.
Trajner: Nevil Dede.
Egnatia shkon në dhomat e zhveshjes me një avantazh të artë dhe tashmë është vetëm 45 minuta larg një kualifikimi historik në Europë.

