Sulm kibernetik në tre aeroporte angleze, vidhen të dhënat personale të 8.7 milionë pasagjerëve

LONDËR , 27 gusht 2026/Albania Express News/-Të dhënat personale të miliona klientëve u vodhën në një sulm kibernetik që synonte tre aeroporte britanike, tha të martën Grupi i Aeroporteve të Mançesterit (MAG), duke sqaruar se sulmi nuk ndikoi në fluturime ose operacione të aeroportit.

Sipas MAG, e cila menaxhon aeroportet e Mançesterit, Londrës Stansted dhe East Midlands (Anglia qendrore), ky sulm ka të bëjë me të dhënat e 8.7 milion klientëve.
Të dhënat e vjedhura përfshijnë adresa email-i, numra telefoni, numra regjistrimi të automjeteve dhe kode postare.

“Incidenti nuk shkaktoi asnjë ndërprerje operacionale dhe operacionet e aeroportit vijuan normalisht”, tha Grupi MAG në një njoftim për shtyp.
Sulmi kibernetik ndodhi gjatë fundjavës, por grupi nuk u njoftua deri të martën.
“Në asnjë moment nuk u kompromentua siguria e pasagjerëve ose siguria e linjës ajrore”, vazhdoi MAG, duke shtuar se detajet e pagesave bankare nuk u prekën.
Ai ia atribuoi sulmin kibernetik një “pale të tretë të paautorizuar”, pa dhënë më shumë detaje.
Hakerët fituan akses në “të dhënat e klientëve, të cilat përfshijnë rezervimet e parkimit, sallonet dhe shërbimet Fast Track, si dhe regjistrimet Wi-Fi në terminalet e aeroportit”, tha grupi menagjues.
“Ne menjëherë e zbutëm rrezikun dhe po punojmë me konsulentë të specializuar, duke marrë masat e duhura për të mbrojtur klientët dhe sistemet tona”, përfundoi kompania menagjuese e aeroporteve.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

LIVE PAFOS-DINAMO/ Gola dhe tension në Qipro, blutë e mbyllin në kontroll të plotë pjesën e parë

TIRANË , 27 gusht 2026/Albania Express News/-Dinamo po luan...

LIVE NGA OSLO / LILLESTRØM–EGNATIA/ Festë shqiptare në Norvegji, Egnatia mbyll pjesën e parë në avantazh

OSLO, NORVEGJI  , 27 gusht 2026/Albania Express News/-Egnatia po...

Dinamo kërkon historinë me Ilir Dajën, surprizë në sulm! Publikohen formacionet zyrtare ndaj Pafosit

TIRANË , 27 gusht 2026/Albania Express News/-Dinamo do të...