Ndërpritet seanca për Ergys Agasin në GJKKO, avokatët kërkojnë kohë për t’u njohur me aktet. Ja kur pritet të rinisë

TIRANË , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Është ndërprerë seanca në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për Ergys Agasin, i cili ndodhet përballë gjykatës për masën e sigurisë “arrest në burg”, të vendosur më herët në mungesë.

Në GJKKO ka mbërritur edhe avokati i tij, Maks Haxhia. Mbrojtja ka kërkuar kohë për t’u njohur me aktet e dosjes, duke bërë që seanca të ndërpritet përkohësisht.
Seanca pritet të rifillojë në orën 12:00. Ergys Agasi u arrestua para dy ditësh në zonën e Plepave në Durrës, pas rreth tetë muajsh në arrati. Ai u transferua më pas në Bllokun e Sigurisë, ku qëndroi deri në daljen e sotme para GJKKO-së.

Ndaj Agasit, masa “arrest në burg” ishte vendosur në mungesë më 15 dhjetor të vitit të kaluar. Më herët, avokati Maks Haxhia kishte deklaruar se mbrojtja kërkonte të njihej me dosjen, duke argumentuar se pa aktet nuk mund të paraqiste pretendimet e saj.
Sipas Haxhias, Agasi pretendon se nuk ka prekur financat publike dhe nuk ka pasur funksione që lidhen me menaxhimin e tyre apo me tenderat.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Tubimi në Bulevard, protestuesit thyejnë xhamat e Kryesisë së Kuvendit

TIRANË, 25 tetor 2026 /Albania Express News/-Pas kapsollave gjatë...

Dinamo City pret kampionët e Egnatias në “Elbasan Arena”, Ilir Daja rikthen kapitenin në formacion

ELBASAN, 25 tetor 2026 /Albania Express News/-Kampionët zbresin në...

Sali Berisha thirrje shqiptarëve në Serbi: Dilni masivisht në votime, zëri juaj duhet të ushtojë fuqishëm

TIRANË, 25 tetor 2026 /Albania Express News/-Kryetari i Partisë...