Krim brutal në Los Angeles/ Regjisori amerikan Rob Reiner dhe gruaja e tij masakrohen me thikë brenda banesës! Dyshohet se vrasja u krye nga djali i tyre

Nick Reiner ishte një nga djemtë e çiftit, i cili kishte edhe një djalë tjetër, Jake, dhe një vajzë, Romy. Regjisori kishte edhe një vajzë tjetër, Tracy, nga një martesë e mëparshme. Reiner, 78 vjeç, dhe Michelle, 68 vjeç, u martuan në vitin 1989, ndërsa regjisori ishte i martuar më parë me aktoren Penny Marshall nga viti 1971 deri në vitin 1981.

Krim brutal në Los Angeles/ Regjisori amerikan Rob Reiner dhe gruaja e tij
Rob Reiner
LOS ANGELES- Një krim brutal ka tronditur botën e Hollywood, regjisori i njohur Rob Reiner dhe gruan e tij Michelle janë vrarë pasditen e së dielës, në Los Angeles. Sipas mediave amerikane, Reiner dhe gruaja e tij u gjetën të vrarë me thikë në shtëpinë e tyre. Ndërkohë autori i vrasjes konsiderohet të jetë djali i çiftit, Nick, i cili ishte përdorues droge dhe jetoi i pastrehë për vite me radhë.

Nick Reiner ishte një nga djemtë e çiftit, i cili kishte edhe një djalë tjetër, Jake, dhe një vajzë, Romy. Regjisori kishte edhe një vajzë tjetër, Tracy, nga një martesë e mëparshme. Reiner, 78 vjeç, dhe Michelle, 68 vjeç, u martuan në vitin 1989, ndërsa regjisori ishte i martuar më parë me aktoren Penny Marshall nga viti 1971 deri në vitin 1981.

Rob Reiner ishte një regjisor, producent dhe aktor amerikan, i lindur më 6 mars 1947 në New York City. Ai e filloi karrierën e tij si aktor, duke fituar njohje të gjerë nga pjesëmarrja e tij në serialin televiziv të njohur All in the Family. Që nga vitet 1980, ai është kthyer në regji, duke nënshkruar disa nga filmat më të suksesshëm dhe më të dashur të kinemasë moderne amerikane.

Reiner drejtoi filma ikonikë si “Stand By Me”, “The Princess Bride” dhe “When Harry Met Sally…”,i fundit prej të cilëve e çoi atë te dashuria e jetës së tij

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Gjithçka mbetet e hapur

Nga Erion Sqapi AF Elbasani reagoi në mënyrën më të...

Sot shënohet 180-vjetori i lindjes së rilindasit të shquar Naim Frashëri.

PËRMET,25 maj 2026/Albania Express News/Naim Frashëri (Frashër, 25 maj...

Marrëveshja me Iranin, Trump-negociatorëve amerikanë: Mos u nxitoni

SHBA,25 maj 2026/Albania Express News/Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi...

Moti sot/ E hëna me kthjellime dhe reshje lokale shiu, ja zonat që preken

TIRANË,25 maj 2026/Albania Express News/Kjo e hënë do të...