Gjykata e Elbasanit lë në burg producentin Petri Bozo, merret vendimi për masën e sigurisë

ELBASAN,28 maj 2026/Albania Express News/Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për producentin Petri Bozo. Vendimi është dhënë pas shqyrtimit të kërkesës së organit të akuzës, ndërsa producenti do të vijojë të qëndrojë në paraburgim deri në përfundim të hetimeve.

Burime nga seanca bëjnë me dije se prokuroria ka paraqitur provat dhe argumentet mbi bazën e të cilave ka kërkuar masën më të rëndë të sigurisë, kërkesë që është pranuar nga gjykata.

Avokatët mbrojtës të Petri Bozos kanë kundërshtuar masën, duke kërkuar një masë më të lehtë sigurie, por trupa gjykuese vendosi lënien e tij në burg.

Rasti ka tërhequr vëmendje të madhe publike dhe pritet që në ditët në vijim të ketë reagime dhe zhvillime të tjera lidhur me çështjen.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Vërejtje në biografi”

Nga Auron Tare TIRANË ,13 korrik 2026/Albania Express News/-Dikur, kur...

Edi Rama: “Ballkani i Hapur” u konsiderua ide e tmerrshme thjesht sepse unë dhe Vuçiç ishim pas saj

TIRANË, 13 korrik 2026/Albania Express News/- Kryeministri Edi Rama...