“Fair Play” vetëm kur humbet? Dr. Harilla Marku: Vllaznia po korr atë që mbolli në kampionat

Nga Dr.Harilla Marku

SHKODËR,28 maj 2026/Albania Express News/Ofendimi, bullizmi, futja sa krahu, zhurma pafund se Vllaznia është djep futboli, se i ka mësu futbollin Dinamos, se Martini i madh mund Dajën e vogël u harruan.
Madje u harrua edhe hapja e portave, tolerimi dhe humbjet e saj, teksa tashmë i kërkon Dinamos t’i japë asist (titullin) pasi humbi dy ndeshje në “Final Four”.

Dhe ja ku jemi, në një kampionat ku kujtesa sportive shpesh zgjat më pak se një sezon dhe parimet rikthehen në diskutim vetëm kur rezultatet nuk shkojnë sipas pritshmërive apo në mungesë të kohezionit “fair play”.

Ata që dje i imponoheshin Vllaznisë, Dinamos apo çdo kundërshtari që u dilte përballë me një ndjesi superioriteti, sot dalin me kërkesën për “ndershmëri” absolute nga të tjerët, sikur historia e futbollit të kishte filluar pikërisht kur u prish interesi i tyre. Madje, tronditesh kur opinioni publik shkodran dënon paraqitjet e Vllaznisë, por nuk i kërkon Dinamos të fitojë për ata.

Në kujtesën e afërt sportive nuk mungojnë momentet e tensionit, deklaratat e forta, apo edhe gjuha që shpesh kalon kufijtë e respektit sportiv. Kur përplasje të tilla si ato mes Martinit dhe Dajës prodhonin fjali të ashpra e arrogante, madje edhe gjeste publike ofenduese, askush nuk e vendoste në qendër debatin për etikën sportive.

Sot, e njëjta hapësirë diskursi kërkon pastërti të plotë, standard moral të njëanshëm dhe një lloj “fair play” që duket më shumë si kërkesë selektive sesa parim i qëndrueshëm. Gjithsesi, ndershmëria sportive nuk është as slogan dhe as instrument momental.

Ndershmëria nuk aktivizohet kur humbet dhe nuk çaktivizohet kur fiton. Ajo është kulturë e vazhdueshme; profesionalizëm në çdo ndeshje, respekt për garën dhe kontratën, mungesë e presionit jashtë fushës për të ndikuar rezultatin, pranimi i humbjes po aq sa kërkohet fitorja, respekt për kundërshtarin edhe kur rezultati dhemb.

Pyetja që mbetet e hapur është e pashmangshme: a ka qenë gjithmonë kjo kërkesë për “ndershmëri” një standard i barabartë për të gjithë, apo narrativë që ringjallet vetëm kur bilanci sportiv nuk përputhet me pritshmëritë? Sepse çdo klub ka momentet e veta të forcës dhe të dobësisë, futbolli në thelb nuk njeh bardh e zi absolute.

Në fund të fundit, një gjë mbetet e qartë: nuk mund të kërkosh që të tjerët të sillen ndryshe nga ajo që ke praktikuar vetë. E thënë ndryshe: Bëni si them unë, por mos bëni si bëj unë. Kësaj i ka ikur koha.

Koha e arrogancës dhe e moralit të njëanshëm po sfidohet gjithnjë e më shumë nga vetë loja, nga vizioni, financat, “fair play”, cilësia sportive etj. Dhe mes gjithë debatit, realiteti sportiv është i thjeshtë: gara nuk fitohet me deklarata, por në fushë. Dinamo, Vllaznia dhe çdo ekip tjetër mund të kërkojnë shumë gjëra, por mbi të gjitha, futbolli kërkon vetëm një gjë: të luhet ndershëm, çdo javë, pa përjashtim, jo vetëm kur na intereson.

Nëse i kërkohet Dinamos të ndalojë Egnatian si asist për Vllazninë, po Elbasanit çfarë i kërkohet? Hajde merre vesh këtë kakofoni mossuksesi. Pra, me shumë rëndësi ishin edhe ato dy a tri ndeshjet e fundit të kampionatit, kur “dera lihej hapur” për nevojtarët, njësoj si tani në “final four”, kur dëshmohet e vërteta në fushën e blertë, sa meriton gjithsecili.

Vllaznia-Elbasani dhe Egnatia-Dinamo të gjitha rrugët të çojnë tek dështimi shkodran, ose popullorçe sejcili do të korrë atë që mbolli. Qëndrimi u ultrasve shkodranë është më objektiv se i klubit, ata e pranojnë se e humbën vetë titullin, nuk kanë çfarë presin nga të tjerët. Ata po e thonë hapur në rrjetet sociale se Vllaznia duhet të zgjidhë problemet e brendshme, sidomos ato financiare. Tifozët kuqeblu e vlerësojnë realisht gjendjen e skuadrës së tyre, jo si klubi që kërkon “fair play” nga të tjerët, por i ka “mbaruar benzina” për vete.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Jemi të uritur për rezultate të mira”/ Maran: Lojtarët me më pak minuta nuk e ndihmojnë ekipin

TIRANË,26 maj 2026/Albania Express News/Trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando...

Gjykata e Elbasanit lë në burg producentin Petri Bozo, merret vendimi për masën e sigurisë

ELBASAN,28 maj 2026/Albania Express News/Gjykata e Elbasanit ka caktuar...

Rolando Maran publikon listën e Kombëtares/ Spikasin emrat e rinj dhe rikthimet, mungon… Muçi

ELBASAN,28 maj 2026/Albasan Express News/Rolando Maran ka publikuar listën...

Sot seanca për rekursin e Veliajt në Gjykatën e Lartë, kryebashkiaku i Tiranës kërkon lirimin nga burgu

TIRANË,28 maj 2026/Albania Express News/Sot në orën 13.30 Gjykata...