ELBASAN,28 maj 2026/Albasan Express News/Rolando Maran ka publikuar listën e tij të parë në krye të Kombëtares shqiptare për dy miqësoret e qershorit me Izraelin dhe Luksemburgun.
Një emër tjetër që spikat është ai i portierit të Partizanit Pano Qirko, ndërsa mungon Thomas Strakosha për shkak të një dëmtimi.
Në mbrojtje shihen emra të njëjtë nga listat e Sylvinhos, ndërsa risia këtu është Andi Hadroj.
Mesfusha gjithashtu bie në sy, me mungesën e Ernest Muçit, i cili pavarësisht formës mjaft të mirë me Trabzonsporin, është lënë jashtë listës, ndërsa spikat edhe rikthimi i Taulant Seferit në Kombëtare.
Nmdërkohë në sulm, përveç Shpendit, janë zgjedhur edhe Daku, Broja dhe Uzuni
Shqipëria do të ndeshet me Izraelin më 3 qershor, ndërsa me 6 qershor pret Luksemburgun, me të dyja takimet që do të luhen në Arenën Kombëtare, në orën 20:00.

