“Jemi të uritur për rezultate të mira”/ Maran: Lojtarët me më pak minuta nuk e ndihmojnë ekipin

TIRANË,26 maj 2026/Albania Express News/Trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, u ndal te zgjedhjet e tij për miqësoret me Izraelin dhe Luksemburgun.

Tekniku italian u shpreh se minutat që lojtarët do të kenë me ekipet e tyre do të ndikojnë në zgjedhjet e tij.
“Ne jemi gjithmonë të uritur dhe krenar për të arritur rezultate të mira. Por siç e thashë, nuk kisha shumë kohë. Nuk ka presione, vetëm dëshirë për të fituar dhe për të pasur rezultate të mirë. Nuk duhet të eksperimentojmë. Këto janë kushtet për të bërë mirë me skuadrën. Lojtarët vijnë të ngarkuar nga ndeshjet që kanë bërë. Por me aq sa kam parë, ka një sakrificë të madhe nga lojtarët.

Pasi të mbarojnë këto dy ndeshje, do të kem hapësirë që të ndjek Kombëtaren U-21. Do të kem fatin që t’i shoh në ndeshjen me Italinë. Kjo është një gjë e mirë, për të parë ekipet e tjera të Kombëtares.
Nuk do të ketë një rregull të tillë. Çdo rast është individual. Duhet parë ajo që i shërben më mirë Kombëtares. Sigurisht që forma ka rëndësi, por ka një diferencë mes lojtarëve që luajnë në ekipet më të forta se në ekipet e ligave të treta. Duhet të jem objektiv në zgjedhjet që do të bëjmë. Lojtarët që kanë më pak minuta në këmbë nuk e ndihmojnë ekipin”, tha Maran.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Fair Play” vetëm kur humbet? Dr. Harilla Marku: Vllaznia po korr atë që mbolli në kampionat

Nga Dr.Harilla Marku SHKODËR,28 maj 2026/Albania Express News/Ofendimi, bullizmi, futja...

Gjykata e Elbasanit lë në burg producentin Petri Bozo, merret vendimi për masën e sigurisë

ELBASAN,28 maj 2026/Albania Express News/Gjykata e Elbasanit ka caktuar...

Rolando Maran publikon listën e Kombëtares/ Spikasin emrat e rinj dhe rikthimet, mungon… Muçi

ELBASAN,28 maj 2026/Albasan Express News/Rolando Maran ka publikuar listën...

Sot seanca për rekursin e Veliajt në Gjykatën e Lartë, kryebashkiaku i Tiranës kërkon lirimin nga burgu

TIRANË,28 maj 2026/Albania Express News/Sot në orën 13.30 Gjykata...