Vila ikonike e Berlusconit shitet për 350 milionë euro, familja mbretërore e Katarit zgjeron investimet në Itali

ITALI ,24 qershor 2026/Albania Express News/-Villa Certosa, rezidenca luksoze e ish-kryeministrit italian Silvio Berlusconi në Sardenjë, është shitur për 350 milionë euro te familja mbretërore e Katarit, dinastia Al Thani.

Lajmi është konfirmuar nga Immobiliare Idra, kompani e grupit Fininvest, e cila pranoi ofertën detyruese për blerjen e pronës. Marrëveshja i jep fund muajve të tërë spekulimesh mbi të ardhmen e vilës, që prej vdekjes së Berlusconit në qershor të vitit 2023.

Sipas mediave italiane, mes tyre La Nuova Sardegna dhe Corriere della Sera, negociatat kishin hyrë në fazën përfundimtare javët e fundit. Fillimisht, prona ishte nxjerrë në shitje me një vlerë prej 500 milionë eurosh, ndërsa interes për blerjen kishin shfaqur investitorë nga Lindja e Mesme dhe grupe të mëdha hotelerie luksoze.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Alarm për bombë në disa institucione, Policia e Shtetit nis hetimet: Nuk ka eksploziv”

TIRANË, 27 gusht 2026 / Albania Express News/ –...

Dita e së vërtetës për ekipet shqiptare, Dinamo dhe Egnatia kërkojnë lavdinë Europiane

TIRANË , 27 gusht 2026/Albania Express News/-Sot, më 27...

Sulejman Demollari, “magjistari” i Dinamos që u bë idhull në Rumani

Nga rrugicat e Tiranës te stadiumet e Bukureshtit, historia...

Thethi, një nga destinacionet më të vizituara turistike në Alpet Shqiptare

TIRANË , 27 gusht 2026/Albania Express News/-Kryeministri Edi Rama...