Masa të forta sigurie për lirimin e Ilir Selmanajt nga IEVP Peqin, kalon në “arrest shtëpie”

PEQIN ,19 qershor 2026/Albania Express News/Janë marrë masa të shtuara sigurie për lirimin e Ilir Selmanajt nga Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Peqin, pas vendimit të Gjykatës së Apelit të Posaçëm për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj tij.

Burime pranë sistemit penitenciar bëjnë me dije se janë përmbyllur të gjitha procedurat administrative dhe ligjore në IEVP Peqin, ku Selmanaj mbahej në paraburgim, ndërsa autoritetet kanë organizuar me kujdes transferimin e tij drejt banesës, ku do të vuajë masën e re të sigurisë, “arrest në shtëpi”.

Vendimi i Gjykatës së Apelit të Posaçëm ka sjellë zbutjen e masës së sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”, për shkak të shuarjes së afateve të paraburgimit, sipas vlerësimit të gjykatës.

Ilir Selmanaj është një nga personat e akuzuar për përfshirje në dosjen e bujshme të vrasjes së ish-efektivit të Policisë së Shtetit, Santjago Malko. Ai konsiderohet nga organet e hetimit si një prej personave të implikuar në ngjarjen kriminale që tronditi opinionin publik.

Sipas akuzës, vrasja e Santjago Malkos dyshohet se është kryer nga anëtarë të grupit kriminal të njohur si “Duka”, në kuadër të përplasjeve dhe hakmarrjeve mes grupeve kriminale, të lidhura edhe me emrin e Ervis Martinajt.

Lirimi i Selmanajt nga ambientet e burgut është shoqëruar me masa të veçanta sigurie, për shkak të profilit të lartë të çështjes dhe ndjeshmërisë që ajo mbart. Ndërkohë, procesi gjyqësor ndaj tij vijon, ndërsa masa e “arrestit në shtëpi” nuk ndryshon statusin e tij si person nën hetim dhe i akuzuar në këtë dosje.

Çështja e vrasjes së Santjago Malkos mbetet një nga dosjet më të rëndësishme të drejtësisë shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar, ndërsa vendimi i fundit i Apelit të Posaçëm pritet të sjellë reagime dhe zhvillime të tjera në vijim.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

PD kërkon interpelancë urgjente me kryeministrin Rama lidhur me kërkesat e protestuesve

TIRANË, 19 qershor 2026 /Albania Express News/ Partia Demokratika...

“Sorrat, Flamingot dhe Peshkaqenët e Butrintit”

  Një rrefenjë për Zonat e Mbrojtura Nga Auron Tare Dikur, aty...

Vallëzimi i fundit, zbardhet e vetmja rrugë se si mund të ndeshen Messi dhe Ronaldo në Botëror

BOTËRORI 2026 ,19 qershor 2026/Albania Express News /Tifozët e...