“Ols Dado nuk e ka bërë magjistraturën, këtë e dinë të gjithë”/ Veliaj ngre tonet në seancë: Tirana po drejtohet nga njerëz që s’i ka votuar njeri

TIRANË ,19 qershor 2026/Albania Express News/Në seancën gjyqësore në Gjykatën Administrative për padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado, kryebashkiaku i Tiranës ngreu tonet ndaj gjyqtarit.

Siç mëson gazetarja Anila Hoxha, ai u shpreh se Ols Dado nuk e ka mbaruar magjistraturën, ndërsa u ndal te drejtimi i Tiranës, që sipas tij, prej 500 ditësh po drejtohet nga njerëz që nuk i ka votuar njeri.
“Po të isha në vendin tuaj, do të isha i shqetësuar që përfaqësuesja e KLP-së gënjeu hapur. Minimalisht, ju duhet t’u tërhiqni vëmendjen institucioneve shtetërore. Kemi arritur në ditën kur përfaqësuesja e një institucioni të lartë të drejtësisë gënjen hapur. Për diplomën me pesa të të akuzuarit, unë jam sot 500 ditë larguar nga detyra nga një noter me pesa. Nuk po flas më për veten time, sepse nuk kërkoj mëshirë nga askush.

Pas 500 ditësh, Olsi Dado nuk denjon të vijë. Ju e dini që ai e ka marrë shkollën me pesa. Nuk ka asnjë dosje. Është qokë. Edhe Bamir Topi doli dhe tha hapur se bëhej fjalë për një qokë. Kush i pastron plehrat? Janë bërë mullar, aq sa shoh nga dritaret e autobusit. Kush i ndërton kopshtet? Sot Tirana po drejtohet nga njerëz që nuk i ka votuar askush. Ktheni solemnitetin e procesit. Ju jeni zoti i seancës. Si qenka KLGJ-ja? Atëherë, kot që jemi këtu. Nëse KLP thotë se kemi bërë prokuror noterin me pesa që shkatërroi jetën e një njeriu, kush e përfaqëson tani KLP-në? Askush nuk është mbi ligjin, por askush nuk duhet të mbetet pa mbrojtjen minimale që të jep ligji.”, u shpreh Veliaj.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Nga Vlora te Ceuta: a ka harruar Evropa se “ata janë njerëz”?

EUROPË ,07 gusht 2026 / Albania Express News/-Evropa përjetoi...

Punëdhënësit me mbi 125 punonjës do të kenë kuota për punësimin e grupeve të veçanta

TIRANË ,07 gusht 2026 / Albania Express News/-Projektligji për...

AZHBR rikujton fermerët për afatet e dokumentacionit në Skemën Kombëtare 2026

TIRANË ,07 gusht 2026 / Albania Express News/-Agjencia për...