“Turp!”, protestuesit zbarkojnë në sheshin ‘Skënderbej’, bllokojnë ekranin e ndeshjeve të Botërorit. Çfarë ndodhi në Fan Zone gjatë tubimit të një dite më parë

TIRANË ,17 qershor 2026/Albania Express News/Dita e 17-të e protestës u shoqërua me tensione në sheshin “skënderbej”, më saktësisht në Tirana Fan Zone.

Gjatë ndeshjes së Botërorit, Francë-Senegal, ku disa qytetarë ishin mbledhur në Fan Zone për të ndjekur takimin, protestuesit u futën dhe bllokuan ekranin e madh.
Ata iu drejtuan qytetarëve me thirrjet: “Çohuni nga kafja!”, “Turp, turp!”, “Shqipëri e Re”, “Bashkohuni me ne”, etj.

Menjëherë pas kësaj, policia e Tiranës vendosi të procedonte penalisht 16 persona që morën pjesë në protestë.
Ndërkohë, për këtë reagoi edhe Kryeministri Edi Rama, i cili ndër të tjera shkroi: “Një grup vendos se ka të drejtë të frikësojë të tjerët për hir të atdheut. Britma zë vendin e argumentit. Rrethimi zë vendin e dialogut. Intimidimi paraqitet si aktivizëm dhe linçimi publik i tradhtarëve si drejtësi e Zotit në emër të popullit”.Top Channel

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

AF Elbasani nuk i ndahet tregut çek, në fokus portieri i Sparta Pragës Daniel Kerl

ELBASAN ,17 qershor 2026/Albania Express News/Pas largimit të portierit...

Raporti i PE-së për Sazanin dhe Zvërnecin, PD jep tjetër variant për rezolutën: Europa mbështet protestuesit për zonat e mbrojtura

TIRANË ,17 qershor 2026/Albania Express News/Pas deklaratave të kryeministrit...