Zyrtarizohet Vedat Muriqi për 15 milionë euro, Teutës së Durrësit i mbetet peng vendimi i nxituar

TURQI ,18 qershor 2026/Albania Express News/Vedat Muriqi është zyrtarizuar nga Fenerbahçe. Transferimi i bujshëm është kryer nga Majorka.

Transfeirmi i tij ka kushtuar rreth 15 milionë euro për Majorkën. Lacio përfiton rreth 45% të shumës për shkak të klauzolës që kishte ruajtur.

Njoftimi i Fenerbahçes: “Futbollisti Vedat Muriqi, me të cilin klubi ynë ka arritur një marrëveshje në parim, do të mbërrijë këtë mbrëmje në Stamboll për t’iu nënshtruar kontrollit mjekësor dhe për të përfunduar fazën e fundit të bisedimeve për transferimin.

Aeroplani që transporton Vedat Muriqin do të ulet sonte në orën 21:00 në Terminalin e Fluturimeve Ndërkombëtare të Aeroportit ‘Sabiha Gokçen International Airport’. E bëjmë këtë njoftim për dijeni të opinionit publik”.

Teuta e Durrësit ndërkohë nuk përfiton aspak nga ky transferim. Në momentin kur ndërpreu marrëveshjen e bashkëpunimit me Muriqin pas vetëm një sezoni, durrsakët i dhanë atij një dokument nëpërmjet të cilit hiqnin dorë nga çdo lloj përfitimi të mundshëm financiar prej lojtarit, duke e lënë plotësisht të lirë.

Kësisoj, Teuta nuk ka përfituar asnjëherë nga transferimet e lojtarit, meqë kishte hequr dorë prej përfitimeve financiare që mund të siguronte nga ai sipas përllogaritjes së të drejtës së “edukimit” të futbollistit për të cilin, duke përfshirë edhe transferimin e fundit, janë paguar më shumë se 50 milionë euro për kalimin e tij nga një klub në tjetrin.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Aksident me vdekje në Durrës, këmbësori humb jetën pasi përplaset nga një makinë

DURRËS ,05 gusht 2026/Albania Express News/-Një aksident i rëndë...

Zjarri në Mallakastër, kryebashkiaku Ismailaj: Nesër rinis ndërhyrja nga ajri

TIRANË, 05 gusht 2026 /Albania Express News/- Në fshatrat...

Shuhet një emër i madh i futbollit librazhdas, ndërron jetë ish-kapiteni dhe ish-trajneri i Sopotit, Besnik Çota

LIBRAZHD ,05 gusht 2026/Albania Express News/-Sporti librazhdas është në...