Zjarret në Shqipëri, reagon Presidenti Begaj: Keqbërësit që i vënë flakën vendit duhet të ndëshkohen ashpër dhe sipas ligjit!

TIRANË ,12 gusht 2026/Albania Express News/-Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar për situatën e zjarreve në vend, ku gjatë mbrëmjes së sotme flakët kanë shkaktuar problematika të shumta në disa zona të vendit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Begaj ka kërkuar ndëshkim të ashpër për zjarrvënësit dhe u bëri apel qytetarëve për kujdes dhe solidaritet.

Begaj gjithashtu falënderoi forcat zjarrfikëse dhe ato të Forcave të Armatosura që po punojnë për shuarjen e flakëve.

Reagimi i Begajt:
Në këto ditë me temperatura të larta, kur shumë zjarre kanë rënë në disa zona të vendit, zjarrfikësit, efektivët e Forcave të Armatosura dhe të gjithë ata që po luftojnë me flakët meritojnë mirënjohjen tonë.
Me guxim, përkushtim dhe sakrificë, ata po mbrojnë jetën, familjet, banesat dhe pasuritë tona.
Respekt për çdo zjarrfikës dhe efektiv që po përballet me rrezikun në vijën e parë.
Keqbërësit që i vënë flakën vendit duhet të ndëshkohen ashpër dhe sipas ligjit.
Përballë kësaj situate, secili prej nesh ka një detyrë: të jemi të kujdesshëm, të respektojmë udhëzimet e autoriteteve, të mos rrezikojmë jetën dhe të bëjmë pjesën tonë për të mbrojtur komunitetin, pronën dhe natyrën.
Sot, Shqipëria ka nevojë për solidaritetin dhe përgjegjësinë e të gjithëve.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Elbasan / Eksperienca evropiane e hendbollit në auditorët universitarë, leksion i hapur me ekspertin e EHF-së

ELBASAN , 19 nëntor 2026/Albania Express News/-Njohuritë dhe praktikat...

Komiteti Ekzekutiv i FSHF miraton datën, Mbrëmja Gala “Topi i Artë 2026” zhvillohet më 11 janar

TIRANË , 19 nëntor 2026/Albania Express News/-Mbrëmja Gala “Topi...

“Lidhja me aeroportin e Rinasit pranë finishit”/ Rama ndan pamjet nga stacioni i ri i Vorës në Hekurudhën Durrës-Tiranë

TIRANË , 19 nëntor 2026/Albania Express News/-Kryeministri Edi Rama...