Tatimet kontrolle në tregun agroushqimor në Kashar, konstatohen 15 shkelje

TIRANË, 12 gusht 2026 /Albania Express News/ -Task-forca e Administratës Tatimore ka kryer 5 verifikime në tregun agroushqimor në Kashar, në kuadër të planit operacional për sektorin e produkteve agroushqimore dhe blegtorale.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, gjatë kontrolleve janë konstatuar 15 shkelje administrative.

Shkeljet lidhen me faturimin dhe autofaturimin, listën e çmimeve, si dhe me punonjës të padeklaruar.

Administrata Tatimore deklaron se kontrollet do të vijojnë për garantimin e respektimit të legjislacionit dhe rritjen e gjurmueshmërisë së produkteve agroushqimore, nga ferma te konsumatori.

Në kuadër të këtyre kontrolleve, Tatimet u bëjnë thirrje fermerëve të denoncojnë rastet e moslëshimit të autofaturës për produktet e tyre, përmes aplikacionit “Denonco Evazionin”.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME