ELBASAN , 19 nëntor 2026/Albania Express News/-Njohuritë dhe praktikat bashkëkohore të hendbollit evropian mbërrijnë te studentët e Fakultetit të Shkencave të Edukimit, përmes një aktiviteti akademik dhe praktik me pjesëmarrjen e ekspertit të Federatës Evropiane të Hendbollit (EHF), Alexandru Ascinte.
Në Fakultetin e Shkencave të Edukimit u zhvillua një leksion i hapur në fushën e hendbollit, ku Alexandru Ascinte, lektor pranë Federatës Evropiane të Hendbollit (EHF), ndau me studentët përvojën e tij profesionale, njohuritë teknike dhe praktikat më të avancuara në zhvillimin e këtij sporti.

Gjatë takimit, studenti u njohën me perspektiva të reja mbi metodologjinë e stërvitjes, zhvillimin e aftësive sportive dhe standardet bashkëkohore që aplikohen në hendbollin evropian.
Aktiviteti nuk u kufizua vetëm në aspektin teorik, por u shoqërua edhe me orë praktike në hendboll, duke u dhënë studentëve mundësinë të njihen nga afër me elementët teknikë dhe mënyrat konkrete të zbatimit të njohurive të marra.

Ky aktivitet u realizua falë bashkëpunimit të Departamentit të Edukimit Fizik me Federatën Shqiptare të Hendbollit, në kuadër të përpjekjeve për të forcuar lidhjet mes arsimit të lartë dhe institucioneve sportive, si dhe për t’u ofruar studentëve mundësi për të përfituar nga eksperiencat dhe standardet evropiane.
Nisma të tilla përbëjnë një kontribut të rëndësishëm në përgatitjen profesionale të studentëve, promovimin e sportit dhe afrimin e praktikave ndërkombëtare në edukimin fizik dhe shkencat sportive


