Orë të vështira në betejën me flakët në Priskë, “Illyrian Guard” i bashkohet operacionit për mbrojtjen e banesave”

TIRANË ,13 gusht 2026 /Albania Express News /-Forcat zjarrfikëse, efektivët e Policisë së Shtetit, Forcat e Armatosura dhe grupet e vullnetarëve janë angazhuar në operacionin për përballimin e situatës së krijuar nga zjarri në zonën e Priskës.

Lajmi është bërë i ditur nga Florenc Spaho, administrator i “Illyrian Guard” sh.a., i cili përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se edhe grupi i vullnetarëve të trajnuar dhe certifikuar të kësaj strukture i është bashkuar operacionit në terren.

Sipas Spahos, situata paraqitet e vështirë, ndërsa ndërhyrja po zhvillohet në bashkëpunim me strukturat shtetërore dhe ekipet zjarrfikëse, me synim frenimin e përhapjes së flakëve dhe mbrojtjen e jetës dhe pronës.

 

“Illyrian Guard” thekson se vullnetarët e saj janë angazhuar në mbështetje të operacionit, duke iu përgjigjur nevojës për forca shtesë në terren në një moment kur çdo sekondë është e rëndësishme.

“Do të bëjmë gjithçka mundemi dhe kemi në dorë të mbrojmë jetën dhe pronën e njerëzve”, shprehet Florenc Spaho në postimin e tij.

Operacioni vijon në terren, ndërsa strukturat e emergjencave dhe forcat e angazhuara po punojnë për vënien nën kontroll të vatrave të zjarrit dhe shmangien e rrezikut për banesat dhe banorët e zonës.

Situata mbetet në zhvillim dhe pritet që në vijim të ketë informacione më të plota mbi përmasat e zjarrit, dëmet e shkaktuara dhe ecurinë e operacionit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME