Zbardhen rekomandimet e KE për Shqipërinë. Vlerësim për progresin në drejtësi, por kërkohet luftë më e ashpër ndaj korrupsionit

BRUKSEL,21 maj 2026/Albania Express News/Është zbuluar dokumenti i Komisionit Europian, ku i rekomandon vendeve anëtare të BE-së nisjen e procesit për të mbyllur negociatat.

Në bazë të këtyre rekomandimeve të KE-së, është punuar që nga marsi e deri më sot, ku janë reflektuar të gjitha kërkesat e vendeve anëtare e si pasojë, Shqipërisë ju dha një notë pozitive për vlerësimin IBAR. Ky dokument i Komisionit është lëshuar në muajin shkurt.
Vlerësohet progresi i Shqipërisë në reformën në drejtësi, sidomos procesin e Vettingut dhe forcimin e institucioneve si SPAK. Megjithatë, raporti thekson se korrupsioni mbetet problem dhe kërkohet më shumë rezultate konkrete me hetime, dënime dhe konfiskime pasurish, veçanërisht për korrupsionin në nivele të larta.

BE pranon se Shqipëria ka konsoliduar institucionet demokratike dhe ka kuadër ligjor për zgjedhje demokratike, por kërkon përmirësime në legjislacionin zgjedhor dhe transparencën parlamentare.
Raporti thekson se Shqipëria duhet të përmirësojë ndjeshëm lirinë e medias, transparencën e pronësisë së mediave dhe mbrojtjen e gazetarëve nga sulmet. BE vlerëson bashkëpunimin e Shqipërisë me Europol, Frontex dhe shtetet e BE-së kundër krimit të organizuar.
Nga ana tjetër kërkohet rritje e rezultateve në luftën kundër trafikut të drogës, pastrimit të parave, trafikut të qenieve njerëzore, armëve dhe krimit kibernetik. Raporti kërkon gjithashtu kontroll më të fortë të kufijve dhe përafrim të plotë të politikës së vizave me BE-në.
Sipas vendeve anëtare të BE në këtë raport, Shqipëria është “në rrugën e duhur” për t’u bërë ekonomi funksionale tregu, por problemet me informalitetin, pronat dhe administratën vazhdojnë të pengojnë zhvillimin.
Raporti kërkon reformim më të thellë të administratës publike, rritje të transparencës dhe përmirësim të shërbimeve digjitale për qytetarët.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Belgjika “hesht” Trumpin, turpëron SHBA-në dhe kap çerekfinalet. Sfidon Spanjën

BOTËRORI 2026 ,7 korrik 2026/Albania Express News/-Belgjika iu përgjigj...

Atentati ndaj Ahmet Zogut – Përgjakja e Parlamentit më 23 shkurt 1924

TIRANË ,7 korrik 2026/Albania Express News/-Nga viti 1920 deri...

Nuk ndalet Skënder Hita, ja ndryshimet e rëndësishme në Policinë e Shtetit

TIRANË ,7 korrik 2026/Albania Express News/-Drejtori i Policisë së...

Mbyllet protesta e 37 në Tiranë/ Pas fjalimeve te Kryeministria, marshohet nëpër kryeqytet

TIRANË ,7 korrik 2026/Albania Express News/-Qytetarë u mblodhën edhe...