Vendimi për zgjedhjet u publikua një ditë para mbarimit të afatit, sot ‘tik-tak’-u i fundit në garën për kreun e PD, Berisha kandidat i vetëm

TIRANË,30 prill 2026/Albania Express News/Sali Berisha për momentin është kandidati i vetëm në garën për kryetar, që afati i përfudnon sot në mesditë.

Në skadim të afatit për depozitimin e kandidaturave pranë Komisionin të Zgjedhjeve në PD asnjë demokrat nuk ka shfaqur ambicien për t’i dalë përballë kryetarit.
Megjithatë sot është limiti i fundit për të depozituar dokumentacionin pranë Komisionin të Zgjedhjeve ne PD, për këdo që kërkon të sfidojë.

Udhëzimi i lëshuar me 18 mars, por që u bë publik vetëm një ditë para skadimit të afatit për depozitimin e kandidaturave përcakton edhe kriteret për të marrë pjesë në garën e 23 majit.
Mes kritereve bie në sy edhe ai i dekriminalizimit, që mesa duket prek Ervin Salianjin, i vetmi emër që ka shpallur publikisht ambicien për të sfiduar Sali Berishën në garën për kryetar.
Kriteret për kandidatët për Kryetar të PDSH-së janë:
Anëtar i Partisë Demokratike, figurë me profil shumë të lartë publik dhe politik, me angazhim politik dhe elektoral të paktën 10 vjeçar në Partinë Demokratike;
Të ketë eksperiencë drejtuese në nivel kombëtar/rajonal në betejat politike të Partisë Demokratike, për kauza qytetare dhe politike;
Të plotësojë kriteret e zgjedhshmërisë sipas ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Fshati Levrushk në Pukë, mes gjelbërimit dhe maleve

PUKË, 16maj 2026 /Albanoa Express News/ Mes peizazheve të...

Ansambli “Gurra e Kurbinit” shkëlqen në festivalet mbarëkombëtare, rrëmben çmime dhe zemrat e publikut

Nga Imer Hysa KURBIN,16 maj 2026/Albania Express News/Ansambli “Gurra e...

Zbatimi i paqes fiskale, cilat janë bizneset që nuk përfitojnë

TIRANË ,15 maj 2026/Albania Express News/Drejtoria e Tatimeve ka...