Bregu i Bunës në Dajç kthehet në destinacion tërheqës për turistët

TIRANË , 26 gusht 2026/Albania Express News/-Në brigjet e lumit Buna, në zonën e Dajçit të Shkodrës, ndodhet një plazh i vogël që po kthehet në një atraksion gjithnjë e më të kërkuar nga vizitorët vendas dhe të huaj.

I rrethuar nga gjelbërimi dhe ujërat e pastra të Bunës, ky plazh ofron çlodhje larg zhurmës dhe temperaturave përvëluese të qytetit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga bregu i Bunës në Dajç, vetëm 18 kilometra larg Shkodrës, ku turistë të shumtë kanë zgjedhur që të pushojnë dhe te lahen në ujërat e lumit.

Një gji i qetë dhe i mbrojtur, ku pushuesit gjejnë kombinimin perfekt mes natyrës së virgjër dhe mikpritjes lokale, plazhi i vogël në Dajç po fiton një vend të veçantë në hartën e destinacioneve alternative të turizmit në Shqipëri.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME