Rama dhe Berisha në garë për të kapur “pulsin” e qytetarëve, ish-kryeministri ka gati platformën e demokratëve: Agora PD do të prezantohet nesër

TIRANË , 26 gusht 2026/Albania Express News/-Vetëm pak ditë pas lancimit nga kryeministri Edi Rama të platformës “Pasqyrë Albania”, një dritare e re komunikimi ku qytetarët mund të paraqesin shqetësimet dhe problematikat e tyre, edhe kampi blu duket se nuk ka qëndruar duarkryq

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha pritet të prezantojë nesër “Agora PD”, një platformë të re që synon të afrojë më shumë strukturat e opozitës me demokratët dhe qytetarët, duke sjellë një qasje të re në komunikimin politik dhe organizimin e partisë.

Burime për mediat bëjnë me dije se ditën e nesërme kampi blu do të zhvillojë mbledhjen e parë për sezonin e ri politik, ku Berisha ka thirrur anëtarët e Këshillit Kombëtar. Në fokus të takimit do të jetë pikërisht strategjia e re e komunikimit dhe funksionimit të strukturave të partisë.

“Agora PD” është konceptuar si një platformë që do të mundësojë koordinimin e mesazhit politik, vlerësimin e kontributit të anëtarëve dhe funksionarëve, si dhe monitorimin në kohë reale të rrjeteve sociale, mediave dhe shqetësimeve që qytetarët shprehin publikisht.

Strategjia parashikon që çdo ditë strukturave të PD-së t’u ofrohen mesazhe të qarta, pikat kryesore të diskutimit, rekomandime për komunikimin, materiale zyrtare dhe orientime për koordinimin nga qendra drejt degëve. Synimi është që qëndrimet politike të partisë të përcillen në mënyrë të unifikuar në të gjithë territorin.

Një tjetër element i platformës është edhe evidentimi i angazhimit të anëtarëve dhe funksionarëve të PD-së. Sipas dokumentit të përgatitur për strategjinë e re, çdo kontribut organizativ dhe publik do të regjistrohet në mënyrë të strukturuar, me synimin për të krijuar një kulturë ku angazhimi dhe puna e secilit të marrin vlerësimin e merituar.

“Agora PD” do të shërbejë gjithashtu si një mekanizëm monitorimi. Rrjetet sociale, mediat dhe temat që shqetësojnë qytetarët do të analizohen në mënyrë të vazhdueshme, me synimin që problematikat e ngritura prej tyre të përfshihen në axhendën politike të demokratëve.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Kombëtarja shqiptare zhvlerësohet me 30 milionë euro, sot vlen 88.8 milionë euro

TIRANË , 26 gusht 2026/Albania Express News/-Një Kombëtare me...

Bregu i Bunës në Dajç kthehet në destinacion tërheqës për turistët

TIRANË , 26 gusht 2026/Albania Express News/-Në brigjet e...

Përmirësohet situata nga flakët në Dajt/ Riaktivizohen zjarret në disa zona, 5 vatra aktive në vend

TIRANË , 26 gusht 2026/Albania Express News/-Në Ballenjë, Dibër,...