Përmirësohet situata nga flakët në Dajt/ Riaktivizohen zjarret në disa zona, 5 vatra aktive në vend

TIRANË , 26 gusht 2026/Albania Express News/-Në Ballenjë, Dibër, vijon aktive vatra në zonën e mbrojtur Ballenjë-Kostenjë, ku në terren janë angazhuar 6 forca të ADZM Dibër.
Në Qafë të Helmës, Bulqizë, për shkak të intensitetit të erës, zjarri ka zgjeruar perimetrin në sipërfaqe me shkurre dhe pisha. Për përballimin e situatës janë angazhuar 23 forca operacionale nga MZSH Bulqizë dhe strukturat e tjera bashkiake. Në të dyja rastet nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Në Malin e Dardhës, Librazhd, vijon puna për shuarjen e zjarrit në sipërfaqe pyjore, ku në terren ndodhen efektivë të MZSH Librazhd.
Në Malin e Qukësit, Prrenjas, është evidentuar riaktivizim i vatrës, ku vijon djegia e trungjeve të rrëzuara dhe bimësisë së ulët brenda perimetrit. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.
Në Shashicë–Vodicë, Vlorë, është riaktivizuar një vatër në sipërfaqe pyjore me shkurre. Zjarri zhvillohet në një zonë të largët dhe në terren të paarritshëm nga forcat dhe mjetet. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.
Në Malin e Dajtit, mbi tunelet e Qafë Mollës, situata paraqitet e përmirësuar. Pas reshjeve të shiut të regjistruara në zonë, vatra do të mbahet nën mbikëqyrje nga strukturat operacionale, me qëllim shmangien e çdo riaktivizimi të mundshëm. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.
Ndërkohë, në Abaze, Krujë, vatra është izoluar plotësisht dhe zona po mbahet nën mbikëqyrje për të shmangur riaktivizimin.
Në Bershi–Patin, Klos, zjarri është vendosur nën kontroll të plotë dhe po monitorohet nga shërbimi pyjor, ndërsa në Gjegjan, Gojan i Vogël, Gojan i Madh, Prozhëm dhe Tërbun, Pukë, nuk ka më vatra aktive dhe zonat vijojnë të mbahen nën mbikëqyrje.
Situata paraqitet përgjithësisht e përmirësuar dhe pa rrezik për zonat e banuara.
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) vijon të ndjekë në mënyrë të pandërprerë situatën në të gjithë territorin e vendit, në koordinim të ngushtë me prefekturat, bashkitë dhe të gjitha strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile.
Kapacitetet operacionale mbeten të angazhuara në terren dhe në gatishmëri për të ndërhyrë aty ku situata e kërkon, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave dhe pasurisë së qytetarëve.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Kombëtarja shqiptare zhvlerësohet me 30 milionë euro, sot vlen 88.8 milionë euro

TIRANË , 26 gusht 2026/Albania Express News/-Një Kombëtare me...

Bregu i Bunës në Dajç kthehet në destinacion tërheqës për turistët

TIRANË , 26 gusht 2026/Albania Express News/-Në brigjet e...