Eksportet e energjisë elektrike u rritën me 55,4% në tremujorin e dytë

TIRANË , 26 gusht 2026/Albania Express News/-Prodhimi vendas i energjisë elektrike u rrit me 34,4% në tremujorin e dytë të vitit 2026, ndërsa eksportet shënuan rritje të fortë dhe importet ranë, sipas të dhënave të publikuara sot nga INSTAT.

Prodhimi neto vendas arriti në 2,361 GWh, nga 1,757 GWh në tremujorin e dytë të vitit 2025. Rritja u mbështet kryesisht nga hidrocentralet, ndërsa prodhimi nga burimet e tjera të rinovueshme shënoi gjithashtu rritje.

Eksportet bruto të energjisë elektrike arritën në 991 GWh, nga 638 GWh një vit më parë, duke u rritur me 55,4%. Në të kundërt, importet bruto ranë me 21,5%, në 569 GWh, nga 725 GWh në të njëjtën periudhë të vitit 2025.

Si rezultat, shkëmbimi i energjisë elektrike, i llogaritur si diferenca mes eksporteve dhe importeve bruto, rezultoi pozitiv me 422 GWh.

Hidrocentralet publike prodhuan 1,011 GWh, ose 43,6% më shumë se një vit më parë, ndërsa hidrocentralet private dhe koncesionare prodhuan 903 GWh, me rritje 18%. Prodhimi nga prodhuesit e tjerë arriti në 448 GWh, duke u rritur me 55,6%.

Në të njëjtën periudhë, përdorimi i energjisë elektrike nga konsumatorët u rrit me 6,2%, në 1,619 GWh. Konsumi i familjarëve u rrit me 5,6%, ndërsa ai i konsumatorëve jo familjarë me 6,9%.

INSTAT bën të ditur se, pesha e humbjeve ndaj energjisë elektrike në dispozicion zbriti në 16,5%, nga 17,3% në tremujorin e dytë të vitit 2025.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Vijon beteja me zjarret në Bulqizë, flakët mbeten aktive, dy helikopterë në aksion prej rreth 4 orësh

TIRANË , 27 gusht 2026/Albania Express News/-Vijon prej orësh...

Paketa e Maleve nis zbatimin, Demo: 200 aplikime të miratuara nga bashkitë

TIRANË , 27 gusht 2026/Albania Express News/- “Paketa e...

UEFA kërcënon me gjyq Infantinon, The Sun zbulon dokumentet e bujshme: Presidenti i FIFA-s në qendër të akuzave për…

TIRANË , 27 gusht 2026/Albania Express News/-Përplasja mes UEFA-s...