U bë heroi i Trabzonsporit në Kupën e Turqisë, Ernest Muçi: Ishte e rëndësishme arritja në finale. E ardhmja? As unë nuk di gjë

TURQI,14 maj 2026/Albania Express News/Ernest Muçi u shndërrua në heroin e Trabzonsporit në Kupën e Turqisë teksa me golin e tij i dhuroi fitoren 2-1 skuadrës së tij ndaj Genclerbirigli duke u kualifikuar për në finale të kompeticionit.

Pas përfundimit të ndeshjes, sulmuesi i kombëtares shqiptare deklaroi se ishte shumë e rëndësishme për Trabzonsporin të arrinte këtë finale
‘Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për të arritur finalen. Ndeshjet jashtë fushe janë gjithmonë të vështira. Të luash me lojtarë të rinj e bën edhe më të vështirë. Objektivi ynë ishte të arrinim finalen dhe të fitojmë Kupën. Po kalojmë një sezon të madh dhe tifozët tanë e meritojnë Kupën’-tha Ernest Muçi për mediat turke pas përfundimit të ndeshjes

Ndërkaq, së fundmi po flitet shumë për të ardhmen e Muçit te Trabzonspor ku ai është dhënë me formë huazimi nga Besiktas që kërkon 8.5 milionë euro për kartonin e tij. Vetë futbollisti e la të paqartë këtë çështje teksa tha se as ai vetë nuk e dinte edhe pse ndihet i lumtur në Trabzon.
‘Unë jam i lumtur këtu. Por as unë nuk di asgjë. Do të jetë një vendim i Trabzonsporit, mendoj ka kohë deri më 20 maj… Më pas, do të shohim. Unë jam i lumtur këtu, por të shohim se çfarë na pret në të ardhmen’-deklaroi Ernest Muçi.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Albania Open” në parashutë, Rama: Vlora trampolinë për promovimin e Shqipërisë

VLORË, 14 maj 2026/Albania Express News/ Në Vlorë u...

Durim Bami dhe Lulzim Berisha tashmë të izoluar në burgun e sigurisë së lartë në Peqin

PEQIN,14 maj 2026/Albania Express News/Lulzim Berisha dhe Durim Bami,...

Paralajmërim për rritjen e çmimeve të biletave të avionit në Evropë, të pashmangshme për shkak të luftës me Iranin

EUROPE,14 maj 2026/Albania Express News/Çmimet e biletave të avionëve...