Tragjike në Holandë/ Makina përplas grupin me 14 fëmijë që po bënin ekskursion me biçikleta, tre të vdekur dhe katër të plagosur rëndë

HOLANDË ,11 qershor 2026/Albania Express News/Tre persona, përfshirë dy fëmijë, humbën jetën të dielën në Holandë, pasi një makinë përplasi një grup prej 14 fëmijësh me biçikleta gjatë një ekskursioni shkollor, njoftuan autoritetet.

Aksidenti ndodhi rreth orës 12:30 të pasdites në një autostradë pranë Vogelwaarde, në provincën Zeeland.
Sipas autoriteteve, makina përplasi një grup prej 14 fëmijësh me biçikleta dhe dy shoqërues të tyre gjatë ekskursionit. Tre persona, dy fëmijë dhe një i rritur humbën jetën në vend.

Katër fëmijë të tjerë që u plagosën rëndë u dërguan menjëherë në spital, ndërsa autoritetet po vazhdojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Protestuesit nuk bëjnë prapa, marshojnë në ditën e 72-të: Këtu derisa Rama të japë dorëheqjen

TIRANË ,10 gusht 2026/Albania Express News/-Qindra qytetarë u mblodhën...

11 ditë protestë në Divjakë, banorët këmbëngulin: “Divjaka të mbetet bashki!”

Nga Sara Tarko DIVJAKË ,10 gusht 2026/Albania Express News/-Prej 11...

Shëtitorja e re e Ksamilit, hapësirë e transformuar për banorët dhe turistët

TIRANË ,10 gusht 2026/Albania Express News/-Shëtitorja e re e...